Fillimi SportWenger tërhiqet nga Arsenali në fund të sezonit

Wenger tërhiqet nga Arsenali në fund të sezonit

nga Shekulli Agency

Trajneri i klubit anglez Arsenal, Arsene Wenger, njoftoi se do të largohet nga detyra në këtë klub në fund të sezonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trajneri francez, i cili ka menaxhuar Arsenalin nga 1 tetori i vitit 1996, ka thënë se fundi i sezonit do të jetë koha e duhur për ta braktisur detyrën e drejtorit teknik pas “vlerësimeve të hollësishme dhe bisedimeve me kryesinë e klubit”, njoftohet në faqen zyrtare të Arsenalit.

Wenger ka theksuar se ka kaluar vite të paharrueshme me Arsenalin, duke falënderuar punonjësit e klubit, futbollistët, kryesinë dhe tifozët.

Me ekipin londinez Wenger ka fituar tre herë titullin e Premier Ligës angleze dhe shtatë herë Kupën e Federatës (FA).

Arsenali nën drejtimin e Wengerit aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në ligë, kurse ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës së UEFA-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies