Fillimi PolitikëDy Koretë vendosin linjën telefonike mes liderëve

Dy Koretë vendosin linjën telefonike mes liderëve

nga Shekulli Agency

Koreja e Jugut dhe e Veriut kanë vendosur linjë telefonike mes liderëve të tyre teksa përgatiten për samitin javën e ardhshme, qëllimi i të cilit është zgjidhja e kontestit bërthamor me Pyongyangun.

Nga zyra e presidentit koreanojugor sot bënë të ditur se me sukses është kryer thirrja testuese telefonike mes Shtëpisë së Kaltër në Seul dhe Komisionit për Çështje Shtetërore në Pyongyang.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, planifikojnë të kryejnë bisedën e parë telefonike para samtit në të cilin personalisht do të takohen të premten e ardhshme në fshatin kufitar Panmunjom.

Zyrtarët koreanojugor theksojnë se linja telefonike do të ndihmojë në dialogun dhe të ulë mosmarrëveshjet në kohën e rritjes së tensioneve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies