Talenti shqiptar Shani Tarashaj edhe zyrtarisht do të veshë fanellën e Zvicrës. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për Sport News nga burime të afërta me futbollistin e Grasschopper. 21 vjeçari ditë me pare kishte pranuar ftesën nga përzgjedhësi helvetikëve, Vladimir Petkoviç dhe përfundimisht ka ndarë mendjen që të zgjedhë përfaqësuesen e Zvicrës. Në këtë mënyrë Tarashaj bëhet futbollisti i 7-të shqiptar që është grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Republikës së Irlandës dhe Bosnje Hercegonivws.
Këta duele do ti shërbejnë 21 vjeçarit që t’ia mbush mendjen boshnjakut Petkoviç për ta ftuar në evropianin e ardhshëm të Francës, edhe pse konkurrenca është e jashtezakonshme. Tarashaj aktualisht gëzon formë të mrekullueshme me ekipin e Grasschopper me 11 gola në 24 ndeshjet në kampionat, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në skuadër. Në janar të këtij viti futbollisti me prejardhje nga Prizreni nënshkroi kontratë 4 vite e gjysmë me Evertonin, për tu huazuar sërish te Grasschopper deri në përfundim të këtij edicioni.