Fufutbollistët e Bayern-it të Mynihut me rezultatin e mbrëmshëm prej 5:0 ndaj Beshiktashit, bënë një hap të madh drejt plasimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Një nga detajet kyçe të ndeshjes së parë të të tetës së finales, të zhvilluar para 70 mijë shikuesve në Mynih ndodhi në minutën e 15-të kur me karton të kuq u ndëshkua Domagoj Vida, qendërmbrojtësi i ekipit turk.
“Kemi punuar shumë, por arritëm sukses. Nëse Domagoj Vida nuk përjashtohej gjithçka do të ishte ndryshe. Nuk krijuam raste. Luftuam sa patëm mundësi. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme”, tha Pepe, mbrojtësi i Beshiktashit.
Ndeshja e kthimit mes Beshiktashit dhe Bayern-it luhet më 14 mars në Stamboll.