Fillimi LajmeOperacion anti-drogë në Stamboll, arrestohen shtetasi nga Shqipëria dhe Kosova

Operacion anti-drogë në Stamboll, arrestohen shtetasi nga Shqipëria dhe Kosova

nga Shekulli Agency

Si rezultat i një operacioni anti-drogë në Stamboll janë sekuestruar 200 kg kanabis e tipit skunk dhe janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe personi tjetër shtetas i Kosovës, transmeton (AA).

Ekipet e drejtorisë për luftën kundër drogës nisën një operacion pasi morën informacione se një rrjet i drogës ishte përgatitur të shpërndante në vend një sasi të madhe të lëndës narkotike të sjellë nga jashtë vendit.

Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies