Fillimi SportNapoli-Inter, Mancini akuzon Sarrin për homofobi

Napoli-Inter, Mancini akuzon Sarrin për homofobi

nga Shekulli Agency

mancin-543886555Interi u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, por Roberto Mancini nuk foli për ndeshjen. Trajneri zikaltër u përqendrua në debatin e ashpër verbal me homologun e Napolit, Maurizio Sarri.

” Sarri nisi të më ofendonte me fraza homofobe. Persona si ai nuk mund të qëndrojnë në futboll, sepse kështu situata nuk do të përmirësohet kurrë. Pyeta gjyqtarin e katërt përse akordoi 5 minuta shtesë dhe Sarri më sulmoi verbalisht. Është një racist dhe duhet ti vijë turp nga vetja. Gjyqtari i katërt i dëgjoi të gjitha, por nuk bëri asgjë”.

Pas momentit të gjaknxehtësisë, tekniku i Napolit duket se e kuptoi gabimin dhe Mancini tregoi atë që ndodhi në përfundimin e ndeshjes.

“Shkova ta takoja në dhomat e zhveshjes dhe më kërkoi fajle. Ndjesa nuk shërben, Sarrit duhet ti vijë turp. Në moshën 60-vjeçare nuk mund të sillet në këtë mënyrë. Nëse do të ishim në Angli, një person i tillë nuk do të shkelte më në fushat e futbollit”.

Në fund trajneri i Interit analizoi edhe suksesin e skuadrës në San Paolo, duke mos e fshehur kënaqësinë dhe vlerësoi paraqitjen e skuadrës zikaltër.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies