Fillimi LajmeBotaAkdogan: Nën maskën e luftës kundër DAESH-it në rajon po zhvillohet luftë për fuqi politike

Akdogan: Nën maskën e luftës kundër DAESH-it në rajon po zhvillohet luftë për fuqi politike

nga Shekulli Agency

“Qytetarët kuptuan se nga njëra anë gjendet shteti i cili i ofron mbështetje popullit, ndërton shkolla dhe spitale, ndërsa nga ana tjetër kemi organizatën e cila bombardon të njëjtat shkolla, shkatërron dhe djeg spitale dhe ua bën jetën banorëve të padurueshme”

akdogan-4335555Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Yalcin Akdogan deklaroi se nën maskën e luftës kundër organizatës terroriste DAESH në rajon po zhvillohet luftë për fuqi politike.

Akdogan ishte i ftuar në panelin editorial të AA-së në Ankara, ndërsa me këtë rast u përqëndrua në çështjen e terrorizmit global dhe ngjarjet e tjera aktuale. “Nën maskën e luftës kundër organizatës terroriste DAESH në rajon po zhvillohet luftë për fuqi politike. DAESH-i është bërë njëlloj çelësi francez i cili hap të gjitha dyert, instrument i cili shërben edhe për rregullimin e politikës së brendshme por edhe të kufijve”, tha Akdogan.

Kur është në pyetje veprimi i organizatës terroriste PKK në Turqi, Akdogan theksoi se qytetarët e Turqisë nuk kanë lejuar të mashtrohen.

“Qytetarët kuptuan se nga njëra anë gjendet shteti i cili i ofron mbështetje popullit, ndërton shkolla dhe spitale, ndërsa nga ana tjetër kemi organizatën e cila bombardon të njëjtat shkolla, shkatërron dhe djeg spitale dhe ua bën jetën banorëve të padurueshme. Organizata është barabartë me vdekjen, ndërsa shteti do të thotë shpresë dhe jetë të dinjitetshme për njeriun. Qytetarët tanë këtë e kuptuan, prandaj dështoi strategjia e organizatës terroriste”, porositi Akdogan.

– Rusia është bërë partner i Assadit në mbjelljen e terrorit shtetëror-

Ai u përqendrua edhe në ngjarjet e fundit në qytetin sirian Madaya, i cili tërësisht është i rrethuar nga ana e forcave siriane të regjimit dhe Hizbullahut. Sipas tij në këtë qytet po ndodh një tragjedi e madhe humanitare.

“Ne jemi tejet të ndjeshëm për këtë çështje. Por, për fat të keq, bashkësia ndërkombëtare lidhur me këto çështje që nga fillimi ka treguar një pandjeshmëri. Jemi dëshmitarë se rajonin ku gjenden turkmenët bombardohet nga forcat e regjimit, por nga toka dhe deti e bën edhe Rusia. Në rajonet që bombardojnë nuk ka terroristë, aty gjendet opozita e moderuar dhe turkmenët, aty gjenden civilët. Bombardojnë shkollat dhe spitalet, jetën e humbin fëmijët dhe nxënësit”, tha Akdogan.

Në fund shtoi se Asadi sigurisht se zbaton terror shtetëror, ka kryer krime të tmerrshme duke vrarë popullin e vet, ndërkohë që tani partner ka edhe Rusinë.

/AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies