Fillimi SportMustafi zëvendësuesi i Boateng te B. Munich

Mustafi zëvendësuesi i Boateng te B. Munich

nga Shekulli Agency

111.5444-skodraniPas dëmtimit të Jerome Boateng, skuadra e Bayern Munich është vënë në kërkim të një mbrojtësi  dhe Shkodran Mustafi duket se është njeriu ideal. Përballja kundër skuadrës së Hamburgut e fituar me rezultatin 1-2 nga bavarezët ishte e 16-ta radhazi për kampionët e Gjermanisë, ka lënë dhe një shije te hidhur, për shkak te dëmtimit të mbrojtësit Jorome Boateng, i cili pritet të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë. Trajneri Pep Guardiola është vënë menjëherë në punë dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një blerje sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi nuk kanë ngelur ende shumë ditë nga përfundimi i merkatos.

Në krye të listës qëndron lojtari me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, por duket se nuk do të jetë një mision i lehtë arritja e marrëveshjes me klubin e Valencias, pasi drejtuesit e skuadrës spanjolle duket se nuk dëshirojnë ta largojnë 23-vjeçarin nga radhët e ekipit në mes të sezonit futbollistik, duke marrë parasysh dhe momentin jo të mirë që po kalon Valencia. Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse Bayern paguan klauzolën e mbrojtësit, e cila kap shifrat e 50 milionë Eurove, diçka e vështire kjo. Nëse bavarezet nuk arrijnë te Mustafi, alternativa tjetër është ajo Nico Otamendi i Man.City, por Mustafi duket se është zgjedhja e parë e Pep dhe Bayerni do të bëjë të pamundurën për ta pasur lojtarin në dispozicion.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies