Fillimi Opinion/AnalizaINTRIGAT KAPITALISTE ME KOMPLOTE KONSPIRATIVE BOTËRORE NDAJ SHOQËRISË NJERËZORE !!!

INTRIGAT KAPITALISTE ME KOMPLOTE KONSPIRATIVE BOTËRORE NDAJ SHOQËRISË NJERËZORE !!!

nga Shekulli Agency

savashShkruan: Savash Veliu

A mund te mendoni se një mëngjesë një milionë e më tepër musliman zgjohen dhe thonë ajde po shkojmë në Evropë dhe a mendoni se ajo valë e emigrantëve ashtu ndodhi!? Të kujtojmë se, Cezari, Papa Piu X, Napoleoni dhe Hitleri kanë pushtuar territore, gjegjësisht botën. Sot është trend tëpushtohet apo okupohet ekonomikisht ose financiarisht. Përfundimi është i njëjtë, territori është i pushtuar vetëm në një gjë kjo dallon. “Ajo që fitohet me armë kthehet me armë, por çka rrobërohet ekonomikisht gjegjësisht me para vetëm me para mund të blehet”…!?

Shumë teori konspiracioni shërbejnë që të diskreditohen ata që kanë një lloj themeli. Shumë udhheqës botëror si Hitleri kanë patur njohuri për krimet bankare dhe haptazi kanë diskutuar për të. Këto për ata kanë qenë një plus i madh, por kjo nuk i arsyeton veprimet jonjerëzore të tyre. Ështëinteresante se shumë gjëra na drejtojnë në ate se ata janë finansuar nga industrialistë të mëdhenj, ndoshta ai atyre i’u kundërvua? Ngjajshëm si Putini sot.

Asgjë nuk do të ishte e çuditshme dhe befasuese që pas luftës së 2-të Magnatët botëror shumfishuan kapitalinë e tyre, njerëzimi u fut në borxhe tek Bankat sikur asnjëherë më parë, ata gjithashtu i finansuanë amerikanët dhe anglezët (amerët shkak tregtisë më të mirë, kurse anglezët nga frika ruse). Gjermanët resurset më të mëdhaja i fitonin edhe gjatë luftës nga  amerikanët, gjithashtu shtrohet pyetja përse Anglia nuk u sulmua me arsenalin më të fuqishëm se çka posedoninë gjermanët!?   

Gjithashtu gjatë fushatës së Perëndimit mbi Gjermaninë kurrë nuk u bombarduan fabrikat e mëdha në të dhe, përse Gestapo pasi arestoi familjen Rotschilld, Hitleri nuk i likuidoi ata etj etj..?! Mbi të gjithë këto pse fushata filloi mbi Rusinë në ato momente e jo mbi kalanë e fundit Evropian, Anglinë e pambrojtur? Është pak potez naiv dhe jologjik për një njeri i cili arriti të bëjë forcë siç ishte nazizmi gjerman!      

Poaty qëndron edhe problemi i Zvicrës e cila ishte e “lënë” neutrale, sipas fjalëve të të tjerëve shkaku qëndronte tek vendi jostrategjik. Por shtete tëtilla ishinë të shumtë dhe jane okupuar. Këtu hapet një diskurs tjetër se ajo a ishte e lënë për transfer të parave gjermano-angloamerikan? Dhe si shllagu i saj i fundit ishte se, Hitleri kurrë nuk u gjet por u avullos nga territoret e okupuara… sipas të dhënave zyrtare ai u vetvra!? Sot thuhet se Hitleri deri vonë ka jetuar në mërgat të Argjentinës !!??   

Nuk do të thotë se gjithë kjo është e saktë, por sigurisht nuk është edhe ashtu siç shkruajtën “fituesit”, është njëlloj sikur të thoni se, Amerikanët nuk e organizuan vrasjen e vëllezërve Kennedy (jo politikanët por biznismenët) apo se lufta në Libi, Siri, Irak etj, po bëhet për mirëqenien e atyre popujve e jo për interesa individësh.   

Kështu ndodhi edhe gjatë Luftës Jugosllave e cila tërësisht u rrënua dhe në këmbë mbetën vetëm Fabrikat e Mëdhaja derisa organizatorët krimogen nëterren si Millosheviqi, Arkani e të tjerë u likuiduan, kurse sot tregohet se ata po jetojnë në vende tropikale dhe janë në jetë pas missionit të kryer gjë e porositur nga Magnatët industrialist!  

Dmth, të gjitha konfliktet/luftërat botërore kanë për qëllim ndarjen e re botërore apo rirenditjen botërore. Po të shikojmë Evropën dhe botën para dhe pas Luftërave Botërore se kush përfitoi? Atëherë kuptohet qartë se përfituan Kapitalistët Magnat të cilët organizojnë Botën Konspirative Komplotiste ose më mirë me thënë Botën Kapitalisto-Sekulariste!

Të gjitha ngjarjet e mëdha botërore ndodhin të planifikuara dhe ate me shekuje të tërë! Bota është në prag Revolcioni dhe Rebelimi të paparë. Padrejtësia ka arritë kulmin! Mashtrimi ka arritë majat të larta, të gjitha Qeveritë mashtrojnë Popujt e tyre të manipuluara me zgjedhje imagjinare!!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies