Fillimi SportIbrahimovic: Jam optimist për Zidane

Ibrahimovic: Jam optimist për Zidane

nga Shekulli Agency

ibra-zidan-54666544Zlatan Ibrahimovic beson se Zinedine Zidane nuk do ta ketë lehtë në postin e trajnerit të Real Madridit.

Por, sulmuesi i Paris Saint-Germain është i sigurt se ish mesfushori e ka mentalitetin e duhur për të arritur sukses në Santiago Bernabeu.

“Është një përvojë e re për Zidanen dhe nuk do të jetë e thjeshtë, duke filluar në një prej klubeve më të mëdha në botë nuk është e tjeshtë”, u shpreh Ibrahimovic.

“Por, jam optimist, ai ka mentalitet dhe kualitete teknike. Nëse ekziston dikush që e njeh në perfeksion futbollin, ai është pikërisht Zidane”, shtoi suedezi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies