Fillimi EkonomiUra e tretë e Stambollit përparon me hapa rekord

Ura e tretë e Stambollit përparon me hapa rekord

nga Shekulli Agency

Ura e tretë e Bosforit në Stamboll do të ofrojë shërbim më herët nga se sa pritej.

davudoglu-4337Kryeministri Ahmed Davutoglu tha se ura e tretë e Stambollit, Yavuz Sulltan Selim sëbashku me rrugët e saj lidhëse do të përfundojë deri në verën e këtij viti.

Kryeministri Davutoglu, sëbashku me Ministrin e Transportit Detarisë dhe Komunikacionit Binali Yildirim vizituan nga afër punimet në urën e tretë të Stambollit.

Davutoglu tha se brenda 2 vitesh e gjysëm është ndërtuar rreth 88% e urës, një shpejtësi kjo që nuk është parë në botë.

Kryeminstri bëri të ditur se punimet për ndërtimin e rrugëve lidhëse nuk do të dëmtojnë mjedisin dhe shtoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në këtë drejtim.

Kryeministri shtoi se ura e tretë do të integrohet me rrugët urbane dhe do të reduktojë ndjeshëm trafikun e Stambollit.

Ura e tretë e Stambollit do të jetë ura më e gjerë në botë prej 59 metrash.

Do të jetë ura e parë në botë me një lartësi kulle prej 322 metrash.

Gjithashtu mbi të është edhe një hekurudhë 2 mijë e 164 metra e gjatë. Edhe kjo veçori nuk ka të ngjashme në botë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies