Fillimi SportFIFA hetim kundër Krstajiçit, Federatës së Serbisë, Xhakës dhe Shaqirit

FIFA hetim kundër Krstajiçit, Federatës së Serbisë, Xhakës dhe Shaqirit

nga Shekulli Agency

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur një hetim kundër disa nga pjesëmarrësve të përbajlles së përfaqësueseve të Zvicrës dhe Serbisë në Botërorin “Rusi 2018”.

FIFA bëri të ditur se komisioni i saj Disiplinor, ka nisur një hetim preliminar kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç, për komentet e tij pas ndeshjes me Zvicrën, të cilën të përzgjedhurit e tij e humbën me rezultatin 2:1.

“Për fat të keq, siç duket vetëm serbët janë viktima të drejtësisë selektive, dikur Haga e mallkuar, ndërsa sot ne futboll VAR-i”, shkroi Krstajiç në llogarinë e tij në Instagram.

Krstajiç kishte vërejtje në adresë të referit gjerman Felix Brych, për siç tha, mos akordimin e një penalltie në favor të kombëtares serbe.

Ndonëse në konferencën për mediat pas takimit, ai u përmbajt nga komentet për referimin ose për veprimet eventuale politike në ndeshje, Krstajiç këtë e bëri një ditë më vonë.

Komisioni i FIFA-s, është duke hetuar edhe Federatën e Futbollit të Serbisë, për shkak të mesazheve politike dhe fyese në stadium nga tifozët e saj.

Transparentët e shfaqur nga tifozët serbë në stadiumin në Kalininrad, përmbanin mesazhe të shumta politike, ndërkohë që disa kishin veshur bluza me imazhin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

FIFA është duke hetuar edhe dy lojtarët e përfaqësues zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për mënyrën se si ata festuan golat të cilat i shënuan kundër Serbisë.

Pas shënimit të golave, ata bën me duar shqiponjën dykrenore, që aludon në simbolin e flamurit shqiptar, meqë të dy kanë origjinë shqiptare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies