Fillimi PolitikëYıldırım: Turqia me sistemin e ri do të përparojë drejt qëllimeve të reja

Yıldırım: Turqia me sistemin e ri do të përparojë drejt qëllimeve të reja

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha se Turqia me sistemin e ri do të vazhdojë të përparojë drejt qëllimeve të reja dhe horizonteve të reja me stabilitet dhe besim.

Yıldırım në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare votoi në shkollën fillore që mban emrin e nënës së tij të ndërtuar nga fëmijët e tij, Bahar Yıldırım, në qytetin Izmir.

Ai në deklaratën e tij për gazetarët pas votimit, rikujtoi se në këto zgjedhje do të zgjidhen edhe presidenti edhe deputetët.

– “Me sistemin e ri drejt qëllimeve dhe horizonteve të reja”

“Turqia me sistemin e ri do të vazhdojë të përparojë drejt qëllimeve të reja dhe horizonteve të reja me stabilitet dhe besim. Shpresoj që zgjedhjet të sjellin qetësi, paqe dhe vëllazëri për popullin tonë”, tha Yıldırım, duke theksuar se zgjedhjet janë duke kaluar në një ambient demokratik.

Yıldırım tha se rezultatet e zgjedhjeve do t’i ndjekë së bashku me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin Ankara.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies