Fillimi SportChampions League/ Barcelona – Atl Madrid, Torres makthi i Barcelonës

Champions League/ Barcelona – Atl Madrid, Torres makthi i Barcelonës

nga Shekulli Agency

Barcelona-453333365Mbrëmjen e sotme, Barcelona do të zbresë në “Camp Nou” për të pritur Atletiko Madridin në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

Uebsajti sportiv “AS” ka analizuar takimin e sotëm dhe raporton se Atletiko ka një “armë” të rrezikshme që mund t’i shërbejë për të thyer kampionët e Spanjës.

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, ka një ecuri pozitive përballë Barcelonës dhe sot do të jetë lojtari kyç për Simeonen për të arritur një rezultat pozitiv.

Torres, në 16 ndeshjet përballë katalanasve ka shënuar 10 gola në total. Me fanellën e Atletiko Madridit ka shënuar 9 gola, ndërsa me atë të Çelsit ka arritur të shënojë një gol të vetëm.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies