Fillimi SportAvioni i Fenerbahçes bën ulje emergjente në Budapest

Avioni i Fenerbahçes bën ulje emergjente në Budapest

nga Shekulli Agency

kot-fen-bac-65544Ekipi futbollistik turk Fenerbahçe nuk kaloi një fluturim të qetë për në Britani të Madhe për ndeshjen me Manchester United-in e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Europa League, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni që transportonte ekipin ‘verdhë e kaltër’ të Fenerbahçes bëri ulje të detyruar në aeroportin e Budapestit për shkak se në xhamin e kabinës së pilotit u përplas një zog.

Në deklaratën e klubit të Fenerbahçes thuhet se në avion ishin presidenti i klubit Aziz Yıldırım, drejtuesit dhe futbollistët kur në pjesën e jashtme të xhamit të kabinës së pilotit u përplas një zog.

Për shkaqe të sigurisë avioni u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Budapestit në Hungari.

Ndër të tjera theksohet se tek ekipi nuk ka ansjë situatë shqetësuese dhe se një avion tjetër është nisur nga Turqia për të dërguar ekipin në Manchester.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies