SHPRESA PURDE-MEMEDI:
Të dashur miq, Shkëputur nga cikli ,,FATE NJERËZISH”
NË QELI VETË
Të dashur miq, poezi Nexhati Purdes (axhës) që qëndroi katër vite në qeli të vetme
në vitet e pesëdhieta për idealet e tij!
Katër vite në qeli të vetme!
Si kaluan katër vite në qeli të vetme?
Të pyes ty o hero?!
O burrë! O qëndresë!
Durimi nuk t’u thye kurrë!
O burrë!O durimtar! O ngadhënjimtar!
Dhimbjet nuk të katranosën
Mendjen!
O trim! Lapidar! O hero!
Një qëndrim madhështor! Fanar i ndezur!
Flakë me dritë! Në mes të katrahurës së
Dhimbjeve
Të maskarenjve në detyrë!
Trazuesit e shpirtit! Syrgjynosësit!
Mëkatarët! Nuk të trazuan kurrë
O yll! O qëndresë! O hero!
Dhe kjo s’mjaftoi kurrë s’mjaftoi!
Në rezonancë zërat vazhdimisht përsëriten
Si durove o burrë dheu katër vite
Në qeli të vetme!? Se shokët s’i tradhëtove kurrë!
Shpirti nuk të rënkoi kurrë
O dritë! I pamposhtur!O hero!
Trupi nuk t’u lemeris kurrë
Në dhimbjet e qelisë së vetme!
O burrë! O qëndresë! O hero!
Një vigan! Ngadhënjimtarë!
Lavdi të qoftë! Shpirti të pushoftë në qetësi!
I PATËN THËNË!
Në plehra do përfundosh i patën
Thënë dikur!
Grushtet me baltë si kloun të zhubravitën
Fytyrën e bukur dikur! Të mahnitshme dikur!
Jetë parajse! Bota për ty dikur!
Vlerë në pavlerë e mbështjellë dikur
Në hedhurina do përfundosh i patën thënë
Dikur!
Kohës një trekëndësh çeliku i pate dhuruar,
Të admironin dikur!
Kjo vlerë nuk pati kurrë!
Në qoshe do përfundosh i patën thënë
Dikur!
Nga syri i zymtë margaritarë ndjenjash
Rrëshqanas rrëshqitën lotin e vetmuar,
Të hidhëruar!
Në vetminë e krijuar, nga hiçi për ty!
Në rebelimin e bashkuar!
Si dy binjakë të hidhëruar!
Në ndjenjën e varfëruar!
Nga kjo agoni e krijuar!
Në plehra do përfundosh!
I patën thënë dikur!
Dikur!? Jo! Në vetminë e sodit po!
Një ëmbëlsirë e shtrydhur!
Korubë e limonit të hidhur!
Në bujtina do përfundosh
I patën thënë dikur!!
DUART E BEKUAR!
(Naxhi Purdes)
Të thanë se duart e bekuar me gjak i paske
Deri në bërryla!
Gjakpirësit e kohës!
Gjakndezësit e botës!
Zuzarët e tokës!
Në kohën kur gjakrat qenë ndezur
Në piedestal, një frymë, nga rrënja prerë!
letër e bardhë pa hiç vlerë
dorë e zezë në tryezë
Me shumë urdhra
Në sorollatjet nga rruga me kthesa
pandërprerë!
Atëbotë fashitet uria dhe shtohet lendia!
Nga çorodia
Në botën kryqëzuar
Prapa dritares së vogël nën grila!
Miu i botës fantazmë je ti
Apo vërtetësi?
Që do të më bësh shoqëri
Në këtë strofull? Në këtë natë?
Në këtë errësirë? Krejt i tretur!?
Viktimë nga lëkura me shenjë i djegur?!
Lëçitësit e kohës!
Marrëzuesit e botës!
Ta prenë atëbotë davanë!
Flakë malesh ndezur
Nga idhujt krijuar!
Qiell ndriçuar!
Se libri nga dora mbeti pa
Rrëzuar!
LEGJENDARI
Nuri i paraardhësve të rrëshqiti
Zëshëm në fytyrë
Zemra vigane kërkon të shoh, një tjetërsim!
Një bloz drite që fortë do të udhërrëfejë
Të ardhmen e një populli të lashtë!
Agime që do të lindin të qetë
Pa makthe në fytyrat e stërhollura
Nga kunjat mijëvjeçarë!
Kurthet na mbysin !Hidhërohej zëri në brendi
Ajo dritë e syrit zgjoi peshë helmin e lashtësisë
Me brenga duke thënë
Lëngimet na zhysin!
Dhimbjet e brezave
Në dallgët e zërave ringjallen!
Lëngimet na zhysin!
Burrë kombi të thonë! Trimëria që ke në skutë
Në skutat më të thella të zemrës së copëzuar
Ja dhuroj dhe më fortë gjurmën!
Vulën më të shtrenjtë, për kombin!
Makthet e fëmijëve në gjumë na mbysin!
Sepse marrëzia minore nuk njeh kufi në
Falimentime,
Zemrat e brejtura na i tkurrin!
Në ironinë e këtij rruzulli kërkojnë fuqinë!
Agimet na i krysin!
Zemërhekur legjendar! Nuk të lodhi,
Vija e prerë e luftës për drejtësi,
Në tokat mëmë!?
Së bashku me pishtarët e tu ndriçove
Truallin e qëndresës nga marrëzia shekullore!
Dhe dangat e errëta me pranga dhe vargonj
Në gjaknjollë, përgjithmonë asgjësove!
Përgjithmonë triumfove! Djalosh i Arbërisë!
Djalosh i ardhmërisë!
Të dashur miq,
Poezia ,,Pa gjurmë” ia kam dedikuar dajës Alishefik Spahiut
simbolit të qëndresës së luftës së vitit 1999 i cili humbi pa gjurmë nga paramilitarët sërb.
PA GJURMË
(dedikuar A.S.)
Ta humbën gjurmën mjerisht
Në ndriçim të diellit të lanë pa dritë
O mizore e qenësores me helm të rëndë njollosur
Dyndje bastardhe barbare me vrer e zgavrosur!
Krenaria jote stolisej me zemërgjerësinë
Në shtigjet e zjarrit të rëndë
Magmë vullkani si lumë i purpurt që rrjedh zëshëm
Një shtangim vigan nga zemra e etur për ndjenjën
E lirisë.
Qëndrove si pishtar me dritë në dorë të popullit
Kur tërbimi qyqar rebelohej me dhunë
Në trojet me bekim hyjnor Nga i Madhërishmi
O djalë i nënës me zemër bujari ngadhënjimtari!
Shpirti yt qëndronte dhe më fort
Kur dora makabër shkurtonte me kosë
Se gjaku fisnik rrjedh nëpër trupin tënd
O burrë mendjendritur krenar!
Në çast syri i verbuar mbeti pa dritë!
Pa dritën e ditës! Zullumqarë të mallkuar!
Pasardhësit e smirës
Degradues total të vetëmohimit njerëzor!
Gjakun që ta derdhën nuk mbeti pa gjurmë
Jeton në zemrat tona! O i uruar!
Duke të pushuar shpirti në parajsë
O engjëll me këmishë të barrdhë!
Simbol i qëndresës në shënjestër të dorës
Me dyndje bastarde helmuar!
Poezi kushtuar apoteozës shqipëtare
BALADA PËR ADEM JASHARIN!
Nga zemra e dheut u shfaq si shkëmb që nuk ndrydhet
Nga thellësia e jetës doli si nyjë që nuk shtypet
Njeriu shpirtmadh hapëronte kah portat e reja, beteja
Me gjak të purpurt stolisur me shumë dhimbje të valëvitur!
O njeri i shekullit të ri!
Ti i the jo çmendurisë njerëzore!
Marrëzi që nuk njeh limite
Në këtë pranverë kur shpirti vuan!
Klithjet e nënave që kërkojnë strehim
Në këtë trishtim!
Një rrëqethje e thellë e kasaphanës
Vajtuese në zemër të dheut!
Trimëria jote jehoi si një idhull i vërtetë që nuk i thyhen krenat
Nëpër luftërat e ashpra të viktimave dhe shpirtrave që kërkojnë liri!
Por liria nuk dhurohet thonë! Ajo fitohet me gjak!
Me gjakun e fëmijëve të nënave vigane
Që dhurojnë bijtë e tyre
Për shpëtim nga kthetra shekullore!
Sulmi zuzar vazhdon edhe në natën me hënë të plotë
Por gjithmonë je ti që qëndron krenar aty
Pranë djemve me zemër luani që rrinë ballë breshërive
Me helme të plumbave që godasin pa pra si të çoroditur
Shpirti yt kërkon tempullin e lirisë
Bashkuar me djemtë e tu me psherëtima njëzetvjeçare!
Varret që u mihën u mbushën me kufomat e njerëzve
Me gjokse shkëmbi!Me gjokse ballë vdekjes!
Me grushte të forta duke shporrur qyqarinë e ligë sot
Trimëria jote identifikohej me një qenie të nderuar me rrudha në ballë
Plot me ndjenja të dashura për liri!
Eh njeri i ndërtuar prej çeliku e jo prej koci e mishi!
Kalëron kolona e patrembur
Me trima të rinj që i kundërvihen vdekjes
Halucinacione, ëndje
Rrokullisen nëpër tokë e prej tokës lyhet balta
Që formon rrudha të vogla në fytyrë duke ngjallur
Rënkim dhe psherëtimë në zemrën e lules pranverore
E cila venitet, për liri dhe dashuri!
