Komisioneri i Lartë i KB-ve për Refugjatë (UNHCR) tha se akumulimi i refugjatëve që janë bllokuar në kufirin greko-maqedonas dhe shtrëngimi i kontrolleve kufitare çon në krizë humanitare
Akumulimi i refugjatëve që janë bllokuar në kufirin grek me Maqedoninë dhe shtrëngimi i kontrolleve kufitare në Evropë çon në krizë humanitare, paralajmëroi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
“Evropa është në prag të krizës së vetëshkaktuar humanitare”, tha zëdhënësi i UNHCR Adrian Edwards në Gjenevë.
Ai shtoi se akumulimi i shpejtë i refugjatëve në Greqi, bashkëpunimi jo i mirë ndërmjet vendeve, pavarësisht marrëveshjeve të arritura në shumë fusha dhe kontrollet e shtuara në kufitë e tyre çon në krizë humanitare.
Ai tha se mospërputhja në punën “shkakton vuajtje të panevojshme” dhe rrezikon shkelje të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.
UNHCR-ja ka bërë vlerësimin se mbrëmë në Greqi 22 mijë persona kishin nevojë për strehim.
Koordinatori rajonal i UNHCR-së, Vincent Cochetel tha se më shumë se 122 mijë njerëz kanë mbërritur në Greqi në dy muajt e fundit, duke kujtuar se në gjysmën e parë të vitit 2015, ky numër ishte 120 mijë.