Kosova si rast i veçantë..
Ndryshe nga Shqipëria, ku toleranca fetare është diçka normale dhe njerëzit nuk i shohin bashkëkombasit e tyre të fesë tjetër si hasëm..
Në Maqedoni kjo ndodh, edhe për faktin se ka dy rraca të ndryshme, njëra shqiptare dhe tjetra sllave. Por gjithsesi edhe aty nuk ka patur ndonjë problem të madh në Tolerancën fetare..
KOSOVA ..
Por Kosova në fakt është një rast shumë i veçantë.
Sllavët ashtu si në Maqedoni edhe në Kosovë nuk kanë prekur pothuajse fare, kufinjtë fetarë të shqiptarëve (të paktën jo dukshëm). Arsyet i dijnë ata. Por unë mendoj se nuk kanë dashur ti japin shqiptarëve dhe një motiv më shumë për të luftuar. Sikundër nuk kanë dashur që ta globalizojnë konfliktin e tyre me shqiptarët.
Por, sidomos pas Luftës së madhe të 99 për LIRI, vihet re një tendecë e thiktë mosdurimi ndaj asaj që beson tjetri.
Ajo që pritej të ishte, ndoshta do të kishte një revansh shqiptaro musliman ndaj serbëve të mbetur në Kosovë në shenjë hakmarrjeje. Por kjo nuk ndodhi. Madje as prej serbëve nuk ndodhi asgjë në provokimet e tyre me sens fetar..
Mirpo diçka e papritur, e pa llogaritur dhe e pasens po ndodh me një bashkësi tjetër fetare në Kosovë.
E kam fjalën për Kishën Katolike dhe grigjën e saj.
Katolikët edhe pse me gjak shqiptari, janë bërë kërcënim serioz për ruajtjen e ekuilibrave në tokën e djegur të Kosovës së sapo çliruar.
Inferioriteti i tyre si pakicë e papërfillshme në Kosovë, ka krijuar tek ata kompleksin e frikës, e cila më pas bëhet shkak për veprime të pakontrolluara, të cilat mund të dëmtojnë madje edhe vetë ekzistencën e brishtë të Kosovës.
Revanshi aspak ligjor dhe aq më pak Fair (që duhet ti shkojë një komuniteti, Kishës Katolike që pretendon Besimin në Zot), shpeshherë ka çuar në përplasje edhe fizike ndërmjet qytetarëve shqiptarë.
Rastet janë të shumta por më të dukshmet mund të përmendim ndërtimin pa leje të Katedrales së Prishtinës, duke ditur që komuniteti katolik në Prishtinë, krejt sa janë mund të përfshihen në një godinë jo më shumë se 100 m katrorë duke qëndruar madje edhe lirshëm. Kjo vihet re edhe në frekuentimin e Katedrales. Ku raporti njeri ndërtesë të jep përshtypjen e një boshllëku të madh shpirtëror dhe vetmie të frikshme.
Ndërkohë që me xhamitë kemi të kundërtën e saj. Një mbingarkesë e madhe që derdhet edhe në rrugët e Prishtinës.
Blerja politike (Në emrin e Euroatlantizmit) që Kisha i bën administratës shtetërore në vend.
Blerja Mediatike (Në emrin e luftës globale kundër terrorizmit)
Ndërtimi i dhunshëm i Kishave në vende me popullsi muslimane.
Konvertimet e njerëzve të joshur materialisht dhe pasqyrimi mediatik.
Deklaratat tepër shoviniste disa herë por edhe shumë qaramane herë të tjera te priftërinjve katolikë.
Të gjitha këto, na lejnë të kuptojmë se ka një lojë të pandershme nga ana e Kishës Katolike të Kosovës.
Ndoshta Kisha Katolike ka menduar se Kosova është një pemë e brishtë ku me sforcimin prej dërrasave të saj, do të mund tia ndryshojë kërcellin Pemës drejt interesave të tyre.
Por e vërteta është se Kosova vetëm administratën e ka të brishtë. Pikërisht atë që Kisha e blen me një puthjedore të Papës. Të atij Pape që akoma nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Dmth që politikanët që i puthin dorën i konsideron jolegjitimë.
Mirpo harron se Kosova ka 95 % popullsi me tradita të thella islame që vijnë nga shekujt.
Kisha në fakt ka shfrytëzuar edhe dashamirësinë e shumicës dërrmuese muslimane që gjithmonë ka qenë për tolerancë fetare dhe është kujdesur edhe për këtë pakicë fetare të grigjës të kishës.
Janë mediat kosovare filokatolike ato që më së shumti e nxijnë realitetin e Kosovës kur bëhet fjalë për Terrorizmin Islamik. Ndërkohë që kjo dëmton direkt edhe imazhin e Kosovës, sidomos në fazën ku jemi dhe kemi nevojë për njohje të reja.
PËRFUNDIM..
Të gjitha këto në fakt tregojnë se Kisha Katolike kosovare nuk ka interes në tolerancën fetare, të paktën jo zyrtarisht, kjo tendencë ekziston..
Por një prishje e harmonisë fetare që pasqyrohet dukshën në rrjetet sociale duke i ndarë shqiptarët në Turq (për shumicën muslimane) dhe ” shqiptarë” për pakicën katolike, e shoh si sinjale alarmi të një rreziku të madh që i kanoset vendit të dashur dhe shtetit të brishtë të Kosovës.
Kjo për kishën katolike nuk përbën ndonjë gjë të madhe sepse edhe në luftën e fundit për liri ata ishin në aleancë me armikun e shqiptarëve dhe vazhdojnë ti ruajnë nën rrogoz ato aleanca.
