Fillimi LajmeSë shepjti do bëhet publik emri i politikanit shqiptar i afërt me pushtetit, që shpifi për BESËN në gazetën “Sabah”?!

Së shepjti do bëhet publik emri i politikanit shqiptar i afërt me pushtetit, që shpifi për BESËN në gazetën “Sabah”?!

nga Shekulli Agency

Në tekstin e botuar para do ditëve në “Sabah”, që është plot shpifje për Lëvizjes BESA, autori i tekstit në fjalë thotë si burim për ato konstatime i ka “deklarimet e një politikani të Maqedonisë”.

Shumë analistë kanë shkruar se derisa ai nuk e publikon emrin e atij politikani shqipar të afërt me pushtetit dhe derisa ne e dimë se cila parti shqiptare në Maqedoni është ajo që shpif kundër BESËS, e kemi lehtë ta kuptojmë se kush e ka “informuar” atë ashtu.

-Mjafton të shihni se kush shpif nëpër portale kundër BESËS dhe bëhet krejt e qartë se kush ka arritur të dërgojë këso shpifje edhe në Turqi. E mediat (para së gjithash, portalet) në vend se të merren me atë kush është ai “politikan i Maqedonisë”, që shpif për BESËN në Turqi, janë kapur krejt pas shpifjes.

-Kjo është gazetaria në Maqedoni. Në vend se të merren me burimin, merren me shpifjet. Ndërkaq, nëse dikush ka dëshirë të njohë se kush janë gylenistët e Maqedonisë, mjafton ta shohë kush është ministër i Arsimit në Maqedoni dhe cilët ministra të Qeverisë nuk lejuan që shkollat e Gylenit të kalojnë në pronë të shtetit turk”, thonë komentuesit në Facebook.

/rrugadrejt.com/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies