Xhamia Islam-Aga është nën mbrojtje të shtetit nga viti 1954. Është ndërtuar në vitin 1870 në themelet e xhamisë së vjetër të vitit 1720
Nish, 9 mars – Xhamia Islam-Aga në Nish sërish sonte është përdhosur me parulla ofenduese tifozerie krahas mbikëqyrjes tërëditore policore, të cilin ky objekt fetar e ka që nga viti 2004, raportojnë mediet.
Siç theksojnë në polici, muri i xhamisë përgjatë rrugës “Gjeneral Milojka Leshjanin” është shkruar rreth orës 2 pas mesnate, në çastin kur polici përgjegjës për sigurinë e xhamisë ka qenë “në anën e pasme të objektit”.
“Është kryer hetim me urdhër të Prokurorisë dhe nga ana e tyre vërtetohet se “nuk ka elemente të veprës penale”, thonë në polici.
Dragan Gjorgjeviq nga Këshilli për të drejtat e njeriut i rrjetit Chris, i deklaroi AA se me këtë akt qëllimi nuk ka qenë kërcënimi i komunitetit mysliman, porse këtu bëhet fjalë për “grindje” klasike tifozësh dhe shtoi se shteti është i obliguar që të mbrojë objektet fetare, e veçmas objektet fetare të pakicës fetare.