Fillimi ReflektimNën udhëheqjen e Adnan Menderes ndodhi revolucioni i bujqësisë në Turqi

Nën udhëheqjen e Adnan Menderes ndodhi revolucioni i bujqësisë në Turqi

nga Shekulli Agency

DENİZ ÇİÇEK

Me hapat e ndërmarra në periudhën e të ndjerit, kryeministrit Adnan Menderes në sektorin e bujqësisë në Turqi ndodhi një revolucion i madh. Nga numri i traktorëve, pësuan në transformim të gjerë fermerët dhe banorët turq si dhe tokat e mbjella dhe rritja e prodhimtarisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga revistat e publikuara në periudhën e Partisë Demokrate (DP), mësohet se në periudhën e kryeministrit Menderes janë hedhur hapa shumë të rëndësishme në drejtim të bujqësisë.

I lindur në fermën Çakırbeyli në rajonin Aydın si djali i një fermeri, Menderes ishte një njeri që e njihte bujqësinë dhe tokën. Për shkak se në moshën 23 vjeçare mori drejtimin e fermës, Menderes kuptonte dhe i njihte më mirë problemet e bujqësisë.

Pas ardhjes në pushtet lidhur me politikat e bujqësisë që do të ndiqeshin ai dha mesazhin se “80 për qind e popullsisë së Turqisë jeton në zona rurale. Toka kërkon farë të mirë, pleh, makineri dhe ujitje. Fermerët tanë në fshat këtë nuk mund ta bëjnë të vetëm, prandaj ne si shtet duhet të zgjasim dorën tonë”.

Veçoritë kryesore që e dalluan qeverisjen e PD-së nga qeveritë e tjera gjatë periudhës 10 vjeçare të administrimit ishin rritja e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, përjashtimi i shtresës së fermerëve nga taksimi, shpërndarja e miliona dynymë tokë për popullatën në kuadër të ‘Ligjit për pajisje me tokë të fermerëve‘ si dhe dhënia e rëndësisë ndaj arsimit bujqësor në Fakultetet Bujqësore.

Rritja në numrin e traktorëve

Në këtë periudhë ku rritja ndodhej në plan të parë, bazuar në bujqësi, u vërejt një rritje serioze në numrin e traktorëve plugues, makinerive dhe pajisjeve të tjera. Në këtë periudhë u realizua kalimi nga plugu primitiv në bujqësinë me makineri. Fondet e siguruara nga Plani Marshall u drejtuan në këtë fushë. Ndihmat e Marshall përshpejtuan kryesisht mekanizmin në bujqësi.

Numri i traktorëve në periudhën e viteve 1949-1958 nga 6.281 u rrit në 48.873 (7.8 herë më shumë), numri i plugjeve nga 6.050 u rrit në 48.214 (rreth 8 herë më shumë) ndërsa numri i pajisjeve dhe makinerive të tjera nga 9.239 u rrit në 67.261 (7.3 herë më shumë). Mekanizmi ndryshoi strukturën themelore të bujqësisë. Poashtu edhe numri i autokombanjave gjatë viteve 1948-1962 nga 1994 arriti në 6.072.

Për blerjen e traktorëve në këtë periudhë, për fermerët u siguruan mundësi të pështatshme kredie. Banorët filluan të përfitojnë më shumë nga kreditë bujqësore në krahasim me periudhat e mëparshme. Derisa shuma e kredisë bujqësore për vitin 1950 ishte 810 milionë lira, në vitin 1960 ajo arriti në 4 miliardë e 755 milionë.

U rritën hapësirat e mbjella

Me hyrjen e traktorit në bujqësi, krahas prodhimtarisë në këtë sektor lindi edhe nevoja për mbjelljen e tokës ku nga 13 milionë e 900 mijë hektarë që ishte në vitin 1948 u rrit në 22 milionë e 940 mijë hektarë në vitin 1959. Në këtë mënyrë u realizua rritja e prodhimit bujqësor që siguroi që Turqia të bëhej eksportues i drithërave. Në këtë periudhë u rritën sipërfaqet e prodhimit të drithërave, bishtajoreve, pambukut dhe bimëve industriale.

Në periudhën e partisë PD në 4.085 fshatra u shpërndanë më shumë se 16 mijë dynym për 322.061 familje. Gjithashtu për këto familje u ndanë edhe rreth 12 milionë tokë kullotë.

Politika e makinizmit dhe kredisë siguruan likuidimin në masë të madhe të pronësisë feudale në shtresën e bujqësisë. Numri i bizneseve të menaxhuara nga pronarët e tyre nga 2.1 milionë në vitin 1950 u rrit në 3.1 milionë në vitin 1963.

Ndërsa pjesa e bujqësisë në të ardhurat kombëtare e cila ishte 42 për qind në periudhën 1947-48, u rrit në 45.2 për qind në periudhën 1952-53.

Për më tepër, në periudhën 1950-1960 u ndërtuan rrugë për të arritur deri në fshatrat më të vegjël si dhe mijëra fshatra u furnizuan me ujë të pijshëm. Bashkë me mekanizmin në bujqësi u ndërtuan 40 mijë kilometra rrugë dhe 30 mijë kilometra rrugë fshati e cila krahas rritjes së lidhjes për zonat periferike me qytetet siguroi edhe integrimin e sektorit bujqësor me ekonominë e tregut.

Prodhimi i parë i plehut filloi me GÜBRETAŞ

Importi i plehut dhe mungesa e prodhimit për të pëmbushur nevojat në këtë periudhë përbënte një pengesë për përhapjen e përdorimit të plehut. Në kuadër të kësaj në rend dite erdhën qendrat për kërkimet mbi plehun si dhe ndërtimi i fabrikave të plehut.

Në periudhën e drejtuar nga Menderes, kabineti i ministrave më 6 nëntor 1952 mori vendimin për themelimin e Fabrikave Turke të Plehut (GÜBRETAŞ) me qëllimin për të rritur prodhimtarinë nëpërmjet përdorimit të plehut kimik në bujqësinë e vendit.

Kjo kompani nisi zyrtarisht me aktivitet në vitin 1953 me fillimin e prodhimit të parë të plehut në kompleksin e ndërtuar në İskenderun si kompania e parë e Turqisë për plehun. GÜBRETAŞ në këtë fabrikë me një kapacitet prej 100 mijë ton filloi prodhimin e plehut NSP (Normal Super Fosfat) dhe që nga ai vit e ka ofruar në përdorim për fermerët e Anadollit.

Po ashtu fermerët e Anadollit që përjetuan probleme dhe viktimizime të mëdha në vitet e mëparshme pa plehun, arritën të mbledhin disa herë me shumë prodhime nga arat e mbjella pasi filluan përdorimin e pajisjeve bujqësore dhe të plehut kimik në periudhën e Adnan Menderes.

Udhëtimi për prodhimin vendas dhe kombëtar i GÜBRETAŞ ka arritur në ditët e sotme me fabrikën e dytë që u ndërtua në vitin 1961 në Kocaeli-Yarımca dhe me investimet e komplekseve të tjera brenda viteve.

GÜBRETAŞ, me 25 për qind në bursë dhe 75 për qind të Kooperativave për Kredinë Bujqësore e cila është familja më e madhe e Turqisë për fermerët vazhdon të ruajë edhe sot cilësinë si “kompani 100 për qind e popullit”.

Anadolu Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies