Fillimi EkonomiLagarde: Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Lagarde: Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

nga Shekulli Agency

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12 për qind gjatë luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Lagarde duke iu përgjigjur pyetjeve të rinjve gjatë një aktiviteti në Frankfurt të Gjermanisë, deklaroi se skenari “i moderuar” i BQE-së për rritje ka skaduar.

“Skenari i rritjes do të jetë ndërmjet shkallës së mesme dhe ashpër” u shpreh ajo, duke njoftuar se ekonomia e Eurozonës do të tkurret për 8 deri 12 për qind për shkak të COVID-19.

Nga BQE më parë kishin njoftuar se tkurrja në fjalë do të jetë mes 5 deri 12 për qind.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies