Sulmi terrorist që ndodhi dje në një Xhami në Tiranë nga një individ tashmë i njohur, për çudi nuk nxiti as reagimin më të vogël të politikanëve shqiptar nga Kosova.
Për keqardhje më duhet të them se më duket që isha unë i vetmi si kryetar i një partie politike që reagova dje.
Por a thu vallë ku janë politikanët tjerë?
Ku janë ata që e kanë gojën plot shqiptarizëm, bashkim kombëtar dhe patriotizëm?
Po këta politikan kanë qenë shumë të shpejtë dhe të ashpër kur kanë ndodhur sulme terroriste në vende tjera jo shqiptare.
Edhe unë kam reaguar së bashku me ta, i kam dënuar sulmet terroriste kudo që kanë ndodhur.
Por pse tani për Shqipërinë më lan vetëm?
A thua vallë gjaku i shqiptarit ka ma pak vlerë se gjaku i të tjerëve?
Unë e di, e dijnë edhe ata se ku është problemi.
Problemi qëndron te identiteti Islam që gëzon populli shqiptar.
Por interesant, kur po vie puna zgjedhjeve, këtyre politikanëve nuk po iu pengon identiteti Islam i qytetarëve.
Po premtojnë, po mashtrojnë dhe për vota edhe në Xhami shkojnë.
Por kur po sulmohen Xhamitë, kur po sulmohen shqiptarët musliman, këta politikan po heshtin.
Heshtja e tyre ka shumë kuptime dhe mesazhe.
Gëzim Kelmendi
