Pesë persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.
“Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e terroristit Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu thuhet se shërbimet e policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë personave të lënduar, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili sipas policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
