Fillimi ReflektimKorçë/ Sekuestrohen drogë, armë dhe municione, në kërkim kryeplaku i fshatit

Korçë/ Sekuestrohen drogë, armë dhe municione, në kërkim kryeplaku i fshatit

nga Shekulli Agency

34556257888-gdfPolicia e Korçës ka arrestuar shtetasin Orlind Pillinçi, 26 vjeç dhe ka shpallur në kërkim babain e tij Arben Pillinçi, 44 vjeç, kryeplak i fshatit Podgorie, pasi në shtëpinë e tyre u sekuestruan drogë, armë, municione, para etj.

Policia sqaron se “Armeb Pillinçi, 44-vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Podgorie ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë, për veprat : “Vrasja me dashje” e “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.Gjatë kontrollit  të ushtruar, nga ana e punonjësve të Policisë, në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën  dhe sekuestruan, me cilësinë e provës materiale:

1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa,
1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,
32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm,
3 fishekë luftarakë, model 56,
5 fishekë luftarakë model 54, (të tetë të kalibrit 7.62 mm)
10 kapsolla detonatore,
4 thika,
1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA,
1 automjet tip “Haner” me targa AA 111 JZ,
6500 Euro, 200 000 lekë,
1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,
1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.

Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”, të kryera  në bashkëpunim, nga shtetasit e mësipërm.

Shekulli Agency

 

droge korce2droge korce3droge korce4droge korce5

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies