Fillimi LajmeBotaErdogan flet për sulmet e DAESH-it në Bashika

Erdogan flet për sulmet e DAESH-it në Bashika

nga Shekulli Agency

Erdogan, ka vënë në dukje se ky sulm ka vërtetuar se sa me vend ka qenë vendimi në hedhjen e hapave në lidhje me kampin Bashkia.

Recep-Tayyip-ErdoganPresidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ka marrë informacione se tentativa për infiltrim në kampin Bashika është kryer nga militantët e organizatës terroriste DAESH dhe se 18 prej tyre janë neutralizuar.

Presidenti Erdogan, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet në rendin e ditës.

-“Është e qartë që forcat tona të armatosura janë të përgatitura ndaj çdo gjëje”-

Erdogan, ka vënë në dukje se ky sulm ka vërtetuar se sa me vend ka qenë vendimi në hedhjen e hapave në lidhje me kampin Bashkia dhe ka vlerësuar më tej se, “Kjo gjithashtu është e qartë se forcat tona të armatosura dhe oficerët tanë trajnues me praninë e tyre atje janë të gatshme kundrejt çdo sulmi dhe akti të infiltrimit. Ashtu siç e kemi theksuar edhe më parë forcat tona atje ndodhen me qëllim për të mbrojtur trajnuesit, oficerët dhe personat që janë me detyrë atje. Gjithashtu ato në momentin e duhur kryejnë dhe do të kryejnë ndërhyrjet e duhura”.

– “Po kërkojnë të mashtrojnë botën”-

Erdogan, duke theksuar se Turqia po vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar, u shpreh më tej se, “Ja veprimet e Rusisë në Siri. Çfarë thotë Rusia?, thotë që ‘ne ndodhemi atje sepse na ka thërritur qeveria e Sirisë‘. Qeveria aktuale në Siri nuk është një qeveri legjitime…por ‘këtë e pranojnë Kombet e Bashkuara‘, po mund ta pranojnë, por ju nuk jeni të detyruar të shkoni në çdo vend që thërriteni. Po në Gjeorgji pse vajtët? Vajtët se ju thirrën? Çfarë pune kishit në Gjeorgji? Edhe në Ukrainë vajtët se ju thirrën? Përse hytë në Ukrainë? A nuk pyeten këto? E njëjta situatë siç e vëreni po ndodh edhe në Siri. Çfarë thonë për Sirinë, që ‘ne ndodhemi atje për të luftuar kundër DAESH-it’. Jo. Rusia aktualisht nuk po lufton kundër DAESH-it në Siri. Përkundrazi ka në objektiv opozitarët e moderuar dhe mbi të gjitha po sulmon intensivisht bashkatdhetarët tanë turkmenë në malet turkmene…Unë prita liderët përfaqësuesit turkmenë në Bayırbucak ku pata takim me ata. Të gjithë shpjeguan se ‘në mënyrë intensive po qëllojnë fshatrat tanë‘. Kjo është ajo që po ndodh aktualisht ku fatkeqësisht me dezinformime po kërkojnë të mashtrojnë botën. Por normalisht që edhe bota këtë nuk dëshiron shumë që ta pranojë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies