(SHQIPËRI) -Një shtetas 66-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tropojës pasi ka kërcënuar me armë një vajzë 17-vjeçare për të lidhur martesë.
Burime nga policia thanë se është arrestuar shtetasi Azem Trezhnjeva, 66 vjeç, banues në fshatin Buçaj, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pas kallzimit te shtetësit R.B, 17 vjeçe, banuese në Fshatin Gegaj, Tropojë, se shtetasi Azem Trezhnjeva e ka kanosur me armë dhe e ka shtrënguar për të lidhur martesë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e Policisë i’u gjet dhe ju bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit tip Automatik “Zazstava”, si dhe dy krëhëra me fishekë.