Fillimi ReflektimKDNJ: Marrja në pyetje e të rinjëve në Bujanoc veprim klasik selektiv, politik dhe jolegjitim

KDNJ: Marrja në pyetje e të rinjëve në Bujanoc veprim klasik selektiv, politik dhe jolegjitim

nga Shekulli Agency

Protesta-luginaKëshilli për të Drejtat e Njeriut e vlerëson marrjen në pyetje të disa qytetarëve nga Komuna e Bujanocit më 15.10.2015, të inicuara nga ana e organeve të Drejtorisë së Stacionit Policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale sipas nenit 317 pika 1 e Kodit mbi Procedurën Penale, për “nxitje të gjuhës së urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare, si dhe mosdurim”; si veprim klasik selektiv, politik dhe jolegjitim.

Duke e dënuar çdo nxitje të shprehjes së gjuhës së urrejtjes; KDNJ rikujton se në Serbi, vazhdimisht kemi raste të nxitjes dhe të përdorimit të gjuhës së urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare; veçmas ndaj komunitetit shqiptar. E kjo jo vetëm nga mediat e caktuara dhe në rrjete sociale të komunikimit masiv, por edhe nga zyrtarët shtetëror.

Së fundi; shprehje të tilla të gjuhës së urrejtjes mbi baza kombëtare janë dëgjuar në mënyrë masive dhe sinkronizuese në ndeshjen futbollistike midis përfaqësueses së Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd më 14.10.2014, nga ana e dhjetëra mijëra tifozëve vendorë; por edhe në po të njëtin Bujanoc, nga ana e qytetarëve të kombësisë serbe, pas ndeshjes Shqipëri-Serbi më 08.10.2015. Megjithëkëtë, organet përgjegjëse shtetërore nuk ndërmorrën asnjë veprim serioz ligjor.

Për më tepër, ndërhyrja e qeverisë në punën e drejtësisë dhe të policisë; lidhur me procesin përkatës, është reflektuar edhe me deklaratën publike të Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Nebojsha Stevanoviq, më 13 tetor 2015; ku e paralajmëroj personalisht ngritjen e aktakuzës.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut konsideron se logjika e veprimit me metoda të tilla selektive, në emër të shtetit ligjor, janë pikërisht në funksion të kundërt dhe shërbejnë vetëm se për realizimin e synimeve të caktuara politike.

Bujanoc, 15 tetor 2015

Shërbimi për informim i Këshillit për të Drejtat e Njeriut

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies