Fillimi Opinion/AnalizaIntifada e fëmijëve palestinezë

Intifada e fëmijëve palestinezë

nga Shekulli Agency

Nehat-Ismaili-111-565Nehat ef. Ismaili

Made in Palestine

Guri palestinez është thirrje nga thellsia e shpirtit për bashkimin e ummetit musliman që t’i rikthehen Islamit si fe, sistem, vlerë dhe moral, për të hartuar një program si ummet për mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen konstante të principeve që nënkupton rrugën më të shkurtër të unitetit të vërtetë.

Në gurin palestinez manifestaohet uniteti në mënyrën më të përkryer që dëshmon që asnjë palestinez nuk është tërhequr asnjë centimetër nga të drejtat e tij elementare dhe se rezistenca është faktori i bashkimit të popullit palestinez rreth kauzës së tyre të përbashkët në veçanti dhe ruatjes së shenjtërisë islame ( Xhamisë al Aksa) në përgjithësi.

Gjuatja me gurë e Pejgamberit a.s. në Taif, gjuajta me gurë në Mekkë, largimi nga Mekka gjatë hixhretit, këta gurë që u gjujtën në drejtim të tij i shëndrroi në fitore dhe sukses “Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin s. a. w. s.), atë pra e ka ndihmuar All-llahu” (Teube, 40), e ndërsa fitorja vjen në mënyrë sistematike.

Guri palestinez në kujtesën e botës është sinonim i fitores në kuadër të një procesi të tejzgjatur për popullin palestinez duke filluar nga Intifada e gurëve (kryengritja e gurëve) dhe tërheqja nga Libani, intifada e Al-Aksasë dhe tërheqja nga Rripi i Gazës, arrestimi i fëmijëve, që mezi ecin mbi tokë, u jep një leksion “botës së qytetëruar” mbi atdhedashurinë, sakrifikimin dhe se kjo tokë është tokë ku lindin trimat e vërtetë.

Sepse trim lindesh e nuk bëhesh me armë, helmetë dhe parzmore.

 

(Autori është kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë ne Zvicër dhe imam në xhaminë e Bardhë ne Aargau)

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies