Disa nga ligjet e tmershëm dhe diskriminues për femrën që i përmban Kanuni i Lekë Dugagjinit:
Sipas Kanunit të Lekës, mashkulli i merr vendimet për jetën e femrës, ndërsa femra nuk ka të drejtë që të vendos për jetën e sajë, diforc e tje…
- Neni 42, Njatë herë kur t’i teket djalit, asht i lirë me lshue vajzën xanun.
- Neni 43, Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët për sy.
- Neni 31, Vajza s’ka tager me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë për atë për të cilin t’a fejojn.
Kanuni i Lekës e sheh femrën si një tepricë në shtëpi dhe si një krah pune, femrës nuk i jepet e drejta e trashegimisë, as te prindërit e sajë dhe as te burri.
Kapitulli 29, Grueja njifet si nji calikë për me bajtë sa të jetë në derë të burrit […]
Kapitulli 20, Grueja shqyptare farë trashigimit s’ka te grindja, as me plang, as në shtëpi -kanuja e xën gruen si nji tepricë në shpi.
- Neni 88, Kanuja njef per trashëgues djalin e jo vajzen
- Neni 91, As te grindja e as te burri gruaja s’hinë në pjesë të trashigimit.
- Neni 92, me dalë fare mashkullimi i njij shpije e njëqind bija me pas”dalë aso dere, s’kan tager me u perzie në trashëgim […]
Sipas Kanunit të Lekës burri ka të drejtë që ta lidhe dhe ta rrahe gruan e tij, madje edhe ta vrase.
- Neni 58, Burri ka tager me e keshillue e qortue gruen; me rrahë e me lidhë gruen e vet, kur te mbrrijë me i a përbuzë fjalen e urdhnit.
Kapitulli 31, Per dy punë e ka fishekun në shpinë gruaja […]