Fillimi LajmeBotaSulm terrorist në Izmir të Turqisë, 2 të vdekur

Sulm terrorist në Izmir të Turqisë, 2 të vdekur

nga Shekulli Agency

Në sulmin terrorist në Izmir të Turqisë, është vrarë 1 polic dhe 1 punonjës në pallatin e drejtësisë.

Pas sulmit, dy terroristë janë kapur të vdekur, ndërsa ende vazhdon kërkimi për terroristin e tretë.

Pas shpërthimit i cili ndodhi në afërsi të pikës së kontrollit në hyrjen C të ndërtesës së gjykatës në rajonin Bayraklı të Izmirit, ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe terroristëve.

Sipas të dhënave të para, si pasojë e shpërthimit janë plagosur disa persona, prej të cilëve dy policë. Të plagosurit janë transferuar në spitalet në afërsi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies