Fillimi ReflektimGjermani, muslimanët të shqetësuar nga racizmi dhe dhuna

Gjermani, muslimanët të shqetësuar nga racizmi dhe dhuna

nga Shekulli Agency

“Jam i shqetësuar për sigurinë e familjes time. Nga autoritetet gjermane kërkojmë forcimin e masës së sigurisë”, tha Mazyek.

655397Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të rasteve të racizmit dhe dhunës në Gjermani, muslimanët në këtë vend shprehën shqetësim dhe nga autoritetet gjermane kërkuan forcimin e masave të sigurisë.

Kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve të Gjermanisë (ZMD) Aiman Mazyek u takua në Berlin me anëtaret e Shoqatën e gazetarëve të huaj (VAP), ndërsa me këtë rast foli për numrin gjithnjë e më të madh të rasteve të racizmit në Gjermani.

Sipas tij, muslimanët që jetojnë në Gjermani janë të shqetësuar për shkak të dhunës raciste dhe për këtë shkak evitojnë protestat dhe turmat e mëdha në qytetet e tyre.

“Jam i shqetësuar për sigurinë e familjes time. Nga autoritetet gjermane kërkojmë forcimin e masës së sigurisë”, tha Mazyek, dhe shtoi se autoritetet, përveç se thonë që këtë problem ta kuptojnë seriozisht, duhet të fokusohen edhe në sigurinë e muslimanëve dhe xhamive.

/AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies