Fillimi LajmeBotaMinistria e Jashtme e Turqisë thirrje Rusisë për dialog

Ministria e Jashtme e Turqisë thirrje Rusisë për dialog

nga Shekulli Agency

Tanju Bilgiç ka theksuar se që nga 24 nëntori pas ngjarjes së rrëzimit të avionit për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore turke e deri tani Rusia po mban një qëndrim kontradiktor dhe mohues ndaj të vërtetave të cilat dihen nga e gjithë bota.

Tanju-Bilgiç-5477665Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç, ka përsëritur thirrjen që tensionet aktuale mes Rusisë dhe Turqisë të zgjidhen nëpërmjet dialogut.

Bilgiç, i është përgjigjur pyetjes në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov për shkeljen e hapësirës ajrore sovrane turke. Duke përdorur shprehjen “deklaratat e publikuara në agjencinë Sputnik duke iu referuar Lavrovit, mbartin qëllimin për shtrembërimin e problemit të dalë si pasojë e shkeljes së hapësirës ajrore turke”, Bilgiç ka theksuar se çështja nuk ka asnjë lidhje me veprimet e koalicionit në Siri dhe është vetëm në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore turke nga avionët e Rusisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se që nga 24 nëntori pas ngjarjes së rrëzimit të avionit për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore turke e deri tani Rusia po mban një qëndrim kontradiktor dhe mohues ndaj të vërtetave të cilat dihen nga e gjithë bota.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke shprehet më tej se: “Federata Ruse edhe pas shkeljes së fundit më 29 janar ka ndjekur të njëjtën taktikë. Pretendimet në shprehjet e ministrit Lavrov se Turqia nuk ka shkëmbyer informacione janë krejtësisht e pavërtetë.

Pas shkeljes së hapësirës sonë ajrore atasheu ushtarak i Federatës Ruse në Ankara është thërritur nga institucionet tona ushtarake të cilat në lidhje me çështjen i kanë dhënë informacion dhe kanë kryer paralajmërimet e nevojshme.

Ambasadës së Federatës Ruse në Ankara iu shprehën qartë paralajmërimet se reagimet kundër shkeljes së hapësirës tonë ajrore, marrja e masave dhe kundërpërgjigja, janë autoriteti ynë sovran që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare.

Vazhdimi i shkeljeve të hapësirës ajrore turke do të çojë në rezultate konkrete dhe e gjithë përgjegjësia është mbi Federatën Ruse. Në çdo rast ne që nga 24 nëntori e deri tani pavarësisht fushatës së njollosjes dhe provokimeve nga ana e Moskës ruajmë qëndrimin gjakftohtë të cilin e kemi treguar që nga fillimi i problemit e deri tani.

Me këtë rast ne përsërisim edhe një herë thirrjen tonë që tensionet aktuale të zgjidhen nëpërmjet dialogut”.

Lavrov në deklaratën e tij të publikuar në Sputnik kishte mbrojtur idenë se Washingtoni është përgjegjës për të gjitha veprimet e koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve në të cilin bën pjesë edhe Turqia.

/AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies