Një shtetas 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në banesën e tij iu gjetën drogë e llojit kanabis, një pistoletë dhe fishekë.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Edison Bajrami 22 vjeç, banues në Shkodër.
Të njejtat burime thanë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Dy qese celefoni me 400 g lëndë narkotike të dyshuar Canabis Sattiva, 270 (dyqind e shtatëdhjetë) fishekë armë zjarri model 56 dhe 1(një) pistoletë shenjëdhënëse.

