Fillimi LajmeBotaTurqi, sulmohen selitë e dy mediave në Stamboll

Turqi, sulmohen selitë e dy mediave në Stamboll

nga Shekulli Agency

Persona të maskuar kanë sulmuar me armë zjarri dhe molotov kokteji selitë e gazetave Jeni Shafak dhe Jeni Akit në Stamboll të Turqisë.

2355-sel-med-turPersona të maskuar kanë sulmuar me armë zjarri dhe koktej molotovi selitë e gazetave Jeni Shafak dhe Jeni Akit në Stamboll të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sisas informacioneve të marra mësohet se 5 persona me maska kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur shishe me koktej molotovi në hyrjen e selisë së gazetës Jeni Shafak e cila ndodhet në zonën Bajrampasha të Stambollit. Pasi janë vërejtur nga rojet e sigurisë të dyshuarit janë larguar nga rruga që lidh Aksaraj-Otogar para selisë.

Gjithashtu mësohet se zjarri i shkaktuar nga molotovi është shuar menjëherë nga rojet e sigurisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikëse dhe policisë të cilët sipas inspektimeve te kryera në vendngjarje para objektit kanë gjetur shishe të tjera me koktej molotovi benda një çante, gëzhojat e plumbave dhe një shkrepëse që u ka rënë të dyshuarve.

/AA/ Shekulli Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies