Fillimi Reflektim45-vjeçari trafikonte femra në Itali

45-vjeçari trafikonte femra në Itali

nga Shekulli Agency

arestim-111-448765Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas 45-vjeçar pasi dyshohet se ka trafikuar një femër në Itali.

Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuar është shtetasi Marenglen Stroka, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e tij, për arsye se në Tetor të 2013-ës, dyshohet se ky person ka trafikuar drejt shtetit Italian shtetasen me iniciale M.D., rreth 25 vjeç, banuese në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij për “Trafikim të personave të rritur”, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies