59


NË SYTË E TU ÇELË PRANVERA
Në sytë e tu çelë pranvera
Dielli ngroh zemrën e shpirti gëzon
Dëshirat e zemrës nisin rrugëtimin
Të lutëm për besën moj të lutëm.
Në sytë e ty dhe oqeani
Bënë paktin për qetësim
E thellësive të Titanikut
Askund fundin nuk ua dinë.
Në sytë e tu kopshti i Edenit
Gjithë bukurinë e derdh aty
E nga qielli lart
Hyjnitë shpirtin e kanë përtëri.