Fillimi PolitikëZaev: Arrihet marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare

Zaev: Arrihet marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare

nga Shekulli Agency

Kreu i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, pas takimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se është arritur marrëveshje koalicioni për të formuar një shumicë parlamentare.

“Sot, së bashku me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me sekretarët e përgjithshëm të LSDM-së dhe BDI-së, kishim një takim të suksesshëm pune në të cilin specifikuam dhe konfirmuam kornizën për bashkëpunimin e ardhshëm të koalicionit qeveritar. Midis LSDM-së, koalicionit ‘Mundemi’ dhe BDI-së është arritur marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare, për ndarjen e përgjegjësive, për përbërjen dhe parimet e qeverisë së re me një mandat të plotë që në katër vitet e ardhshme do të punojë e përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Zaev.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies