Fillimi Opinion/AnalizaTë jesh në lëkurën e Kastriot Myftaroviqit

Të jesh në lëkurën e Kastriot Myftaroviqit

nga Shekulli Agency

myftarajPas deklaratës së tij se mbi Mekën dhe Medinën duhet të hidhet bombë atomike, pra, të kryhet gjenocid, Kastrioti nuk u ndal, kjo nuk ishte hera e parë, por as hera e fundit se ky psikopat, do t’i thotë vetes STOP, gabova.

Kërcënimet e tij janë të njohura, por më çudit fakti se, pse ende nuk hetohet nga prokuroria, shërbimi sekret dhe policia?! Deklarat e tilla janë thirrje për terrorizëm, edhe atë terrorizëm klasik, por kjo është edhe një dëshmi se slogani “thirrje për terrorizëm” vlen vetëm për ata që e kanë veshur petkun e Islamit.

Unë kam qenë i bindur se ai është psikopat, që vuan nga skizofrenia, por jo edhe në këtë gradë të skizofrenisë, budallallëkut, saqë edhe vetë budallët të thonë ne jemi distancuar nga ky budallë.

Kur një terrorist si ky bën thirrje për paqe, është e njëjtë sikur politikani bën thirrje për ndershmëri. Paqe te ky do të thotë të jesh si ai, serbofil, që bën thirrje shqiptarët të krishterë të bashkohen me serbët kundër shqiptarëve musliman, për t’i vrarë, masakruar dhe dhunuar, siç thotë ai, njëherë e përgjithmonë të pastrohen këto troje.

Pse ai nuk bë thirrje për hetime ndaj Biblës dhe Talmudit? Ai ose nuk i ka lexuar këto libra, ose heshtë ndaj asaj që e ka lexuar dhe qëllimi i tij është i qartë: Zhdukja e çdo fryme Islame, me të gjitha mjetet qe i mundësohen.

Do t’i japim kësaj mbeturine, disa nga citatet e librave të cilat ai i ka shembull në jetën e tij të përditshme, e “shpresojmë” se do t’i bëjë thirrje prokurorisë që t’i hetojë edhe këto libra (paradoks).

Nëse thërret në paqe dhe liri, atëherë lexo:

“Paqja” tek të krishterët

Bibla urdhëron therje: “Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij; por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t’i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë. Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve. Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë; por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt”. ( LIGJI I PERTERIRE 20:13-17)

Bibla urdhëron shkatërrim të armiqve dhe shfrytëzim të grave e bijave të tyre: “Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t’i japë në dorë dhe ti t’i zësh robër, në rast se sheh midis robërve një grua të pashme dhe të pëlqen aq sa të duash ta bësh bashkëshorten tënde, do ta çosh në shtëpinë tënde, dhe ajo do të rruajë kokën dhe do të presë thonjtë, do të heqë rrobat e robinjës, do të banojë në shtëpinë tënde dhe do të mbajë zi një muaj të tërë për të atin dhe për të ëmën, pastaj ti do të hysh te ajo dhe do të jesh bashkëshorti i saj dhe ajo do të jetë bashkëshortja jote. Në qoftë se më vonë nuk të pëlqen më, do ta lësh të shkojë ku të dojë, por nuk mund ta shesësh për para as ta trajtosh si skllave, sepse ti e ke poshtëruar”. (LIGJI I PERTERIRE 21:10-14)

Bibla urdhëron therjen e mijëra njerëzve por urdhëron të ruhet prostituta Rebah: “Zoti i tha Jozueut: “Shiko, unë të kam dhënë në dorë Jerikon, mbretin e tij dhe luftëtarët e tij trima. Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shëmbur. Populli u ngjit në qytet, secili drejt, përpara, dhe e shtiu në dorë atë. Dhe shfarosën gjithçka ishte në qytet, duke vrarë me shpatë burra e gra, fëmijë dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarë. Pastaj Jozueu u tha dy burrave që kishin vëzhguar vendin: “Shkoni në shtëpinë e asaj prostitute dhe nxirrni jashtë gruan dhe tërë ato gjëra që i përkasin asaj, siç i jeni betuar”. Atëherë të rinjtë që kishin vëzhguar vendin shkuan dhe nxorën jashtë Rahabin, të atin, të ëmën, të vëllezërit dhe gjithçka i përkiste asaj; kështu nxorën jashtë të gjithë të afërmit e saj dhe i lanë jashtë kampit të Izraelit. Pastaj i vunë zjarrin qytetit dhe tërë gjërave që ai përmbante; morën vetëm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, që i vunë në thesarin e shtëpisë së Zotit. Por Jozueu e la të gjallë prostitutën Rahab, familjen e atit të saj dhe gjithçka që i përkiste; kështu që ajo banoi në mes të Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit që Jozueu kishte dërguar për të vëzhguar Jerikon. Atë ditë Jozueu u betua duke thënë: “Qoftë i mallkuar para Zotit ai njeri që do të ngrihet të rindërtojë qytetin e Jerikos! Ai do të hedhë themelet mbi të parëlindurin e tij, dhe do t’i lartojë portat mbi birin e tij më të vogël”. Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u përhap në të gjithë vendin”. (JOZUEHU 6:2-27)

Popuj të tjerë gjenocidohen po sipas urdhërit të Zotit Biblik: “Ju ndërkaq mos u ndalni, por ndiqni armiqtë tuaj dhe goditni prapavijat e tij; mos i lejoni të hyjnë në qytetet e tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, i ka lënë në duart tuaja”. Kur Jozueu dhe bijtë e Izraelit mbaruan së shfarosuri armiqtë e tyre me një kërdi të madhe deri sa i zhdukën krejt, dhe ata që shpëtuan kërkuan strehë në qytetet e fortifikuara…” (JOZUEHU 10:19-40)

Justiniani 1 (527-565) thoshte: “Vetëm një qeveri, vetëm një legjislacion dhe vetëm një kishë”. (John McManners: “Oxford Illustrated History of Christianity”, New York, 1990)

Neni #6 i Car Dushanit (1336-1365) parashikonte që “autoritetet duhet të përpiqen t’i konvertojnë të gjithë të tillët në fenë e vërtetë; nëse një i tillë nuk dëshiron të konvertohet, ai do të dënohet me vdekje…pasuria e të gjithë të tillëve do të konfiskohet…” (Xhurica Krstiq, “Dushani’s Code”, Beograd, 1989, faqe.40)

Këto janë vetëm disa citate të Biblës dhe pasuesve të tij, të cilët bëjnë thirrje në gjenocid, urrejtje, masakër dhe dhunë.

“Liria” tek filozofët që sot mësohen nëpër shkollat tona

Platoni i Greqisë antike, për shembull, kritikonte skllavërimin e grekut nga greku, por lejonte skllavërimin e të huajve nga greku. (“The Apology of Socrates, Crito, Phaedo”, poashtu në “The Havard Classics”)

Aristoteli i ndante njerëzit në të lirë dhe në skllevër të krijuar vetëm për t’u shërbyer të lirëve. (“The Basic Works of Aristotele” të Richard McKeon).

Ai pohonte se “barbarët” (që sipas tij ishin aziatikët joevropianë) ishin të padenjë për liri politike, kurse grekët të lirë nga natyra! (A.Baleta, “Shqiptarët përballë…”, fq.15)

Burhan Seferi

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies