Fillimi Opinion/AnalizaRUSIA HAKMERRET PËR LUFTËN E PARË BOTËRORE DUKE KËRCËNUAR ME LUFTË NUKLEARE !!!

RUSIA HAKMERRET PËR LUFTËN E PARË BOTËRORE DUKE KËRCËNUAR ME LUFTË NUKLEARE !!!

nga Shekulli Agency

rus-nuc-ttr-748776-imag…”Ai që se njeh Luftën e Parë Botërore, nuk mund të dij luftërat e sotme”!!!

Shkruan: Savash VELIU

A po përgatitet Rusia për një luftë bërthamore?! Ditët e fundit Moska po kryen testime që lidhen vetëm me rastet e ndonjë sulmi nuklear. I tillë është testimi i një superavioni që kontrollon trupat ushtarake në terren në rast të një sulmi bërthamor.

Putini deklaroi se ushtria ruse ka 35 bomba bërthamore të gatshme për t’u përdorur dhe se nuk do të ishte e nevojshme t’i përdorte ato në luftën kundër ISIS. Por testimet e fundit po kryhen për t’i treguar perëndimit edhe një herë muskujt ushtarakë dhe pse jo edhe për të qenë gati në rast të një konflikti të mundshëm.

Poashtu shërbimi sekret Rus paralajmëroi se Turqia disponon 300 bomba nukleare të dhënë nga SHBA (NATO), por për vendodhjen e tyre ende nuk kanë informacione. Njëri prej tyre është Baza ushtarake “Inxhirlik” ku mendohet se janë dislokuar afërsisht 60 bomba të tilla!

Rusia me këtë qëndrim të sulmuesit është rrezik që të vret veten. Goditjen e fundit e morri nga “OPEC-u” ku u vendosçmimet e petrolit të vazhdojnë me ramjen drastike, gjë që do të varros ekonominë Ruse edhe ashtu të brisht pas sanksioneve Euro-Amerikane, ndoshta me te tentohet të rrënohet Putini. Me çmimet e petrolit morri goditjen e njëjtë edhe aleati i tij, Irani.  

Rusia nuk mund të përballoj edhe një krizë të re të petrolit. Çka frikësonte Rusinë ajo i erdhi në kokë! Kjo gjendje frikëson përtej mase botën se drejt çkait ajo po rëshqet?    

Rusia për të shpëtuar nga sanksionet Ukrainase rëshqiti drejt Sirisë duke krijuar një trysni të re në rajoninë e tendosur që mbështetet në kërkesën e saj për hisen e humbur para 100 viteve, vend ku janë parapar ndryshime të reja kufijësh. Këtu dëshirohet që Iraku dhe Siria të Ballkanizohen me copëtime të reja në shtete të vogla me tentim që çdo konkurent të largohet nga ky kolaç. Në këtë tavolin të ndarjes së re është i padëshiruar edhe Turqia!   

Askush nga rivalët e tij nuk dëshiron të zhduket por ta kontrolloj. Kapitalizmi  arriti në fundin e tij. Edhe kukëlla Demokraci falimentoi. Tani Globalizmi ka marr hovin e tij që pas 100 viteve të ndryshoj kufijtë e Lindjes së Mesme.

Rusia nuk dëshiron edhe njëherë të përjetoj përjashtimin e saj nga ky gjeografi dhe nga Mesdheu. Edhe Turqia domosdo duhet të futet në këtë lojë, përndryshe rrezikon të humb edhe Anadolinë, këtë luks nuk mund t’ia lejoj vetes!     

Çdo shtet ka vendosur t’i këthehet “Perandorisë së vjetër të saj”! Prandaj zbritën dosjet nga raftet e pluhurosura. Domosdo duhet të këthehen në hartat e vjetra. Atë e bënë Rusia, Irani, Anglia, Franca po kthehen në rajonet e tyre! Atë sot e bën edhe Turqia në Ballkan, Mesopotami dhe në Kaukaz, është gjë e natyrshme.

Ballkani ka pasur dhe ka një rendësi tepër të veçantë për Turqinë. Kjo rëndësi strategjike e Ballkanit për Turqinë është rritur tashmë me Restaurim të veprave historike të mbetura nga Perandoria Osmane, atë fetare duke dalë me flamurin e mbrojtësit të muslimanëve ndër këto troje dhe atë ekonomike duke stimuluar futjen e bizneseve turke etj.

Por ajo sot më si e tillë nuk mjafton, prandaj do të hapen partitë politike simotra të Partisë së Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe Maqedoni, cila do të jetë strategjia disi e ndryshme për Shqipërinë dhe cilët janë njerëzit dhe shoqatat e mbështetura nga qeveria turke në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri koha do të tregoj !!?

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies