Fillimi Opinion/AnalizaKryqat politik po nxisin urretje ndëretnike !!??

Kryqat politik po nxisin urretje ndëretnike !!??

nga Shekulli Agency

savash…”Ndërtimi i Paqes nuk bëhet pa u përfshi botërisht Drejtësia Universale në jetë brenda cilës më nuk do të ketë Frikë nga e Vërteta”!

Shkruan: Savash VELIU

Në rrethanat e krijuara politike në sllavomaqedoni partia në pushtet e Gruevskit po vë në skenë politikën ultranacio-fetare të ngritjes së kryqave, me gjasa se ndoshta do tëngrisë euforin e së kaluarës si investim për zgjedhjet e parapara duke menduar të instaloj edhe kryqe të tjera si kampanj politike deri parazgjedhjeve, ky është një lajm dhe veprim i keq. Më këtë Shkupi përveç Kryqit me  80 metra lartësi në Vodno, do të ketë 4 kryqa gjigant me nga 55 metra, një në qendër në lagjen Aerodrom, dhe tre tjerë nga të tre hyrjet në qytet lindje, perendim dhe veri. Me këtë, Shkupi do të jetë qyteti i vetëm në botë me kaq shumë Kryqa gjigant dhe Kisha. Nëse cilido simbol fetar vendoset për të  provokuar ndjenjat fetare të një besimi tjetër atëherë kjo është shfaqe e hapur e ekstremizmit fundamentalist ortodoks krishter.

Me këtë gjest Partia e Koalicionit për Integrim tregoi se nuk ka asnjë peshë në qeverisjen e vendit dhe lejoi edhe një herë nënçmimin më të madh të mundshëm të popullit shqiptar. Kjo është turp!

Veprimi në fjalë me paramendim mund të përshkallëzoj situatën edhe ashtu të brisht dhe të përkeqësuar sociopolitik të vendit që frustron palët nderetnik në konfrontim joracional duke dalur situata nga kontrolli. Kjo gjendje mund të ndikoj në ndryshimin e kahjes politike të krijuar nga presioni i opozitës me përgjimet, me fjalë tjera, njëkëndvështrimi i rrezikshëm që mund të eskaloj në një ngjarje tragjike. Vendosja e kryqit në Butel dhe shqiponjës në Çair është duke u bërë për pikë politike, në këtë rast është thyer parimi i sekuralizimit në vend. Ndërsa pushteti mundohet me propagandë të këtillë të shpërqëndrojë vëmendjen nga kriza aktuale politike.

Disa mund të jenë optimist ndaj kësaj ideje, dhe mund ta arsyetojnë për t’i fsheh problemet politike të qeverisjes destruktive nën këtë mask me pretekst për ta ndryshuar situatën në favor partiak, pa i marr parasysh pasojat brenda popullit.

Në të vertetë, shpesh kanë qenë veprime të tilla brenda skenës politike sllavomaqedone nga e cila varet pozita e pushtetit mbi të cilat ka pak ose aspak kontroll. Kjo mund tëndikoj në arritjen e një synimi ose shfaqjeje të anës më të keqe nga një ngjarje. Shqiponjat dhe kryqet ndoshta po vendosen si provokim për të filluar gjakderdhjet dhe marrëzitë. Por mos haroni se, “Nje shtet që nuk ka moral, nuk ka edhe ardhmëri! Prandaj mos i besoni thirrjeve partiake për protesta, sepse dikush don incident ndëretnik e ndërfetar!

Ata që nuk protestuan Monstrën, Sopotin, Kumanovën dhe Vrasjet e Komandantëve, nuk mund të protestojnë as për Kryqin e as për Kishat, siç kanë ndodhur deri tani. Por nuk duhet harruar se edhe Zaevi me përgjimet dhe incizimit po taktizon duke mos i publikuar rastet e lartpërmendura e qe zbulon se edhe ai nuk është i sinqert në punën e tij ngase për qëllim ka përfitim të Pushtetit duke i mbajtur shqiptarët nën hipotek! Ndëshkimi që duhet t’i japin shqiptarët politikës sllavomaqedone duhet të jetë një leksion i  mirë për subjektet shqiptare që pretendojnë të hynë në koalicione pa kushte me subjektet maqedone në qeveritë e ardhshme.

Dihet se, Partia në pushtet kishte mekanizmin ligjor për ta penguar edhe idenë e promovuar për kryqe, por asnjëherë s’e bëri një gjë të tillë. E ruajtën këtë punë pak para zgjedhjeve që të çojnë pluhur dhe të fitojnë poena politike. Është një skenar i parë dhe lehtë i lexueshëm.

Çdo ftesë dhe thirrje për të protestuar te vendi i vënies së gurthemelit, është përpjekje për të krijuar incident ndëretnik, bile duke i dhënë ngjyrim fetar. Këtë e duan partitë në Pushtet. Akti i tillë mund të nxisë tensione ndëretnike prandaj autoritetet qeveritare por edhe ato ndërkombëtar duhet të ndërhyjnë për shfuqizimin e vendimit të komunës së Butelit në të cilën gjysma e banorëve janë të besimit islam.

Zakonisht, në botë monumentet vendosen si simbol për t’i dhënë fund çmendurisë dhe gjakderdhjeve. Tek ne është e kundërta. Vendosen për të filluar marrëzitë. Këto tentativa për të acaruar ndjenjat fetare dhe për të nxitur urrejtje mes qytetarëve duhet dënuar.

Vendosja e përmendoreve është një akt para fushatës si tek njëra ashtu edhe tek tjetra parti. Kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme dhe provokuese pikërisht në këtë periudhë për të tërhequre vëmendjen nga gjërat kryesore që janë në këtë periudhë keqpërdorimi me zgjedhjet, anulimi i zgjedhje e kështu me radhë. Populli Maqedonisë nuk duhet të bien pre e këtyre provokimeve dhe se as Kryqi dhe as shqiponja nuk do të na nxjerrin nga ky dështim që ka rënë Maqedonia.

Në këtë drejtim zhvillohet propaganda dhe marketingu përmes një vije të Makiavelizmit pra gjithçka çka mund të sjellë pikë dhe poena politike është e lejuar dhe është legjitime ndërsa pasojat do ti kenë banorët e asaj hapësire. Provokime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën andaj edhe besojmë se popullata nuk do të bie pre e mashtrimeve të tilla.

Shpresojm se e gjithë kjo maskarad e fabrikuar brenda kuluareve të pushtetit të kaloj pa incidente dhe pasoja në popull. Por si gjithnjë pasi të ngritet mjegulla e zymtë nga ambient i elektrizuar do të mbeten në skenë “Kryqet të shëmtuara” si trofe të një politike të sëmurë dhe qesharak të çmendisë kolektive të popullit opportunist sllavomaqedon me mendje veprimi xhuxh maxhuxhik!!!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies