Fillimi LajmeZjarret në Australi, gjendje e jashtëzakonshme në rajonin e kryeqytetit

Zjarret në Australi, gjendje e jashtëzakonshme në rajonin e kryeqytetit

nga Shekulli Agency

Autoritetet e Australisë në rajonin e Territorit të kryeqytetit (ACT) Canberra kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që tashmë disa muaj tërbojnë këtë vend duke shkaktuar katastrofa me përmasa epike.

Rajoni autonom ACT, që përbën kryeqytetin australian Canberra dhe periferinë e tij, përballet me një nga kërcënimet më të mëdha të zjarrit, për shkak të të cilit autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe u bënë thirrje banorëve për gatishmëri për evakuim të mundshëm.

Kryeministri i ACT-së, Andrew Barr tha se lufta kundër kërcënimit nga zjarret pyjore aktualisht është prioriteti numër një në rajon, raporton BBC.

Temperaturat e ditës në atë pjesë të Australisë arrijnë në 41 gradë celsius ndërsa paraqitja e erërave në mënyrë shtesë rrit më tej rrezikun e zjarreve.

Zjarri goditi zonën e Parkut Kombëtar Namadgi katër ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi në periferinë jugore të Canberra-s.

Kjo është gjendja e parë e jashtëzakonshme në ACT që nga viti 2003 ndërsa edhe atëherë arsyeja ishte zjarri i madh pyjor.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies