Fillimi LajmeZelenskyy: Nuk kemi lidhje me vdekjen e Prigozhinit, të gjithë e kuptojë se kush ka lidhje

Zelenskyy: Nuk kemi lidhje me vdekjen e Prigozhinit, të gjithë e kuptojë se kush ka lidhje

nga Shekulli Agency

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me rrëzimin e avionit ku humbi jetën Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit ushtarak mercenar Wagner, tha se nuk kanë lidhje me këtë situatë dhe se “të gjithë e kuptojnë se kush ka lidhje me këtë”.

Zelenskyy mbajti një konferencë për shtyp pas takimit në kryeqytetin Kiev me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo De Sousa.

“Kur Ukraina iu drejtua disa vendeve për sigurimin e avionëve, ne nuk kishim këtë qëllim. Në të vërtetë kishim për qëllim diçka tjetër dhe kërkuam mbështetje. Në të vërtetë, edhe kjo do të na ndihmojë patjetër në një farë mënyre. Nuk kemi lidhje me këtë situatë (vdekjen e Prigozhinit), të gjithë e kuptojë se kush ka lidhje me këtë”, u shprehu Zelenskyy në përgjigje ndaj një pyetjeje lidhur me vdekjen e themeluesit të Wagnerit.

Ngjarja

Ministria ruse e Emergjencave dje njoftoi se dhjetë persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni privat në rajonin Tver të Rusisë.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) njoftoi se në mesin personave që humbën jetën në avionin e rrëzuar ndodhej edhe themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Në disa kanale në Telegram të afërta me grupin Wagner u pretendua se avioni u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes së ushtrisë ruse.

Prigozhin bashkë me luftëtarët e tij mercenarë më 24 qershor nisi një rebelim të armatosur kundër qeverisë ruse. Rebelimi përfundoi me ndërmjetësimin e presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies