Fillimi LajmeYıldırım: Populli ia dha përgjigjen më të mirë organizatave terroriste

Yıldırım: Populli ia dha përgjigjen më të mirë organizatave terroriste

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë se Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), Binali Yıldırım, tha në fjalën e tij pas shpalljes së rezultateve të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese se “Me këtë zgjedhje populli ynë ia dha përgjigjen më të mirë organizatës terroriste që ndërmori tentativën për grusht shteti më 15 korrik, organizatës terroriste separatiste dhe shënjestruesve të jashtëm që tregojnë armiqësi ndaj Turqisë”.

Yıldırım, ka uruar në fjalimin e tij pas shpalljes së rezultateve të referendumit për ndryshime kushtetuese mbi një milionë të rinjtë që kanë votuar për herë të parë.

“I uroj veçanërisht një milionë e 269 mijë të rinj të cilët sot votuan për herë të parë në referendum”, tha kryeministri Yıldırım.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies