Fillimi LajmeVriten nga forcat turke 13 terroristë të PKK-së

Vriten nga forcat turke 13 terroristë të PKK-së

nga Shekulli Agency

Trembëdhjetë terroristë të PKK-së u vranë në rajonet Avasin-Basyan në veri të Irakut në një sulm ajror të dielën herët në mëngjes teksa po përgatiteshin për sulm të armatosur

Gjatë një operacioni ajror nga forcat turke në veri të Irakut të dielën në mëngjes janë vrarë 13 terroristë të PKK-së, bëri të ditur një burim ushtarak.

Trembëdhjetë terroristë të PKK-së u vranë në rajonet Avasin-Basyan në veri të Irakut në një sulm ajror të dielën herët në mëngjes teksa po përgatiteshin për një sulm të armatosur, tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti.

Sulmi gjithashtu shkatërroi 7 depo të municioneve që i përkasin organizatës terroriste PKK.

PKK-ja, që është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, rifilloi fushatën ushtarake kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë është përgjegjëse për vdekjen e rreth 1.200 personave duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies