Fillimi LajmeVdekje misterioze e oficerit izraelit të inteligjencës

Vdekje misterioze e oficerit izraelit të inteligjencës

nga Shekulli Agency

Misteri ka fshehur vdekjen e një oficeri të inteligjencës ushtarake izraelite brenda burgut tri javë më parë, transmeton (AA).

“Jemi të hutuar, jemi të frikësuar dhe duam përgjigje të vërteta”, citoi e përditshmja izraelite “Haaretz” një të afërm të oficerit izraelit, pa dhënë emrin e tij.

“Askush nuk na ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur”, shtoi ai.

Haaretz tha se Ministria izraelite e Mbrojtjes është ende duke hetuar incidentin.

Sipas gazetës, oficeri, emri i të cilit nuk u zbulua, u arrestua në gusht për marrje në pyetje. Drejtësia izraelite vendosi kufizime në qarkullimin e çdo informacioni në lidhje me rastin ose emrin e oficerit të inteligjencës ushtarake.

Më 17 maj, oficeri i inteligjencës ushtarake u gjet i dëmtuar në qelinë e tij të burgut dhe vdiq më vonë në spital, sipas gazetës Haaretz.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies