Fillimi LajmeUshtria turke nis operacionin “Kthetra 3” në veri të Irakut

Ushtria turke nis operacionin “Kthetra 3” në veri të Irakut

nga Shekulli Agency

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) nisën operacionin antiterrorist “Kthetra 3” si vazhdim i ofensivës “Kthetra” të filluar në muajin maj në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Operacioni ka nisur ditën e djeshme në rajonin Sinat-Haftanin dhe synon garantimin e sigurisë kufitare dhe shkatërrimin e elementeve terroriste dhe shpellave dhe bunkerëve të përdorura nga terroristët.

Ofensiva zhvillohet me mbështetje të avionëve të forcave ajrore, pajisjeve të avioacionit ushtarak, dronëve dhe obusëve dhe është duke vazhduar me sukses, tha ministria.

Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin e madh antiterrorist “Kthetra” kundër organizatës terroriste PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut, ndërsa më 13 korrik u lançua operacioni “Kthetra 2” si vazhdimësi e operacionit të parë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies