Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) njoftoi shifrat e rritjes mes vendeve anëtare të G20 që nga tremujori i dytë i 2015 të krahasuara me tremujorin e parë të vitit.
Turqia me rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është renditur e treta mes vendeve G20. Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OCED) njoftoi shifrat e rritjes mes vendeve anëtare të G20 që nga tremujori i dytë i 2015 të krahasuara me tremujorin e parë të vitit.
OECD njoftoi se ekonomia botërore e cila përbëhet me 85 përqind nga vendet anëtare të G20 në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë ka patur një rritje me 0.7 përqind.
Sipas buletinit OECD, ekonomia kineze e dyta në botë në tremujorin e dytë të 2015 mes vendeve të G20 ka shënuar rritjen më të fortë. Vendi në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë ka shënuar një rritje me 1.7 përqind. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë ka shënuar një rritje me 7 përiqnd. Kina është ndjekur nga fqinji i saj India e cila në vitet e fundit ka dalë në pah me industrinë e Software dhe atë të farmaceutikës. India në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar duke shënuar një rritje me 7.2 përiqnd është renditur në vendin e dytë.
Ndërsa ekonomia e SHBA-së në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë ka shënuar një rritje me 0.9 përiqnd. Rritja e tremujorit të parë të vendit në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2014 kishte shënuar një rritje me vetëm 0.2 përqind.
– Turqia, në rritje e treta e G20-
Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto në Turqi për tremujorin e dytë të këtij viti është 1.3 përqind. Turqia me këtë shifër ka qenë vendi i tretë mes vendeve të G20 me normën më të lartë të rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto. Sipas shifrave të OECD ekonomia e Turqisë në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me tremujorin e fundit të viti të kaluar duke shënuar një rritje me 1.5 përqind është renditur e dyta pas Indisë në mesin e vendeve G20.
Ndërsa në anën tjetër ekonomia e Turqisë me normën e rritjes prej 3.8 përiqnd të shënuar në tremujorin e dytë të këtij viti ajo u rendit e treta në mesin e ekonomive të Europës.
Sipas OECD, Produkti i Brendshëm Bruto i Brazilit, Japonisë, Kanadasë dhe i Afrikës Jugore në tremujorin e dytë është reduktuar.
Normat e rritjes për tremujorin e dytë të vendeve G20 sipas deklaratë së OECD vijojnë:
| Vendi | Rritja në Produktin e Brendshëm Bruto/Përqindje
(Sipas tremujorit të parë të 2015) |
| Kina | 1,7 |
| India | 1,6 |
| Turqia | 1,3 |
| Indonezia | 1,1 |
| SHBA | 0,9 |
| Britania | 0,9 |
| Meksika | 0.5 |
| Bashkimi Europian | 0,4 |
| Gjermania | 0,4 |
| Italia | 0,3 |
| Koreja e Jugut | 0,3 |
| Australia | 0,2 |
| Franca | 0,0 |
| Kanadaja | -0,1 |
| Japonia | -0,3 |
| Afrika e Jugut | -0,3 |
| Brazili | -1,9 |
| Rusia | – |
| Arabia Saudite | – |
| Argjentina | – |
| G20 Total | 0,7 |
