Presidenti i Republikës Erdoğan pasi vendosi një buqetë me lule me një motiv i cili përmbante një gjysmë hënë mbajti një minutë qëndrim nderi dhe më pas u recitua himni kombëtarë.
Me rastin e Fitores së Madhe të 30 gushtit dhe Ditës së Ushtrisë së Turqisë organizohet një ceremoni në mauzoleumin e Ataturkut në Ankara.
Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryetari i Parlamentit, Ismet Yılmaz, Kryeministri i vendit, Ahmet Davutoğlu, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sühtü Arslan, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Hulusi Akar, Lideri i Partisë Repbulikane Popullore, Kemal Kılıçdaroğlu dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk.
Presidenti i Republikës Erdoğan pasi vendosi një buqetë me lule me një motiv i cili përmbante një gjysmë hënë mbajti një minutë qëndrim nderi dhe më pas u recitua himni kombëtarë.
Më pas Erdoğan shkroi mesazhin e rastit në librin e përshtypjeve të Mauzoleumit të Ataturkut.
Në fjalën e tij në këtë mesazh Erdoğan u shpreh:
“I nderuar Ataturk; Sot në përvjetorin e 93-të të Fitores së Madhe po punojmë me të gjitha forcat tona për ta bërë Republikën të cilët ju na e latë amanet të jetushme në përjetësi. Ne i kujtojmë me nderimet më të sinqerta dhe me respekt shkëlqesinë tuaj dhe të gjithë ata duke filluar nga deputetët deri tek ushtari më i thjeshtë të cilët me besimin dhe vullnetin e palëkundur punuat në ditën e Fitores së Madhe, ditë kjo që ka qenë një pikë kthese për Luftën për Pavarësi dhe periudhën që çoi në këtë ditë”.
Edhe sot vazhdon lufta jonë për ruajtjen e Anadollit, atdheut tonë të përjetshëm. Asnjë armik i brendshëm dhe i jashtëm nuk do të guxojë të hedhë hije mbi të shkuarën dhe të ardhmen e vendit tonë. Ne urojmë që mëshira e krijuesit të jetë mbi dëshmorët dhe veteranët të cilët kanë luftuar për çlirimin dhe formimin e Republikës tonë. Të jeni të sigurtë që forcat tona të sigurisë të popullit tonë kanë ngarkuar mbi supe amanetin e mbrojtjes dhe po e ruajnë amanetin që na ke lënë”.
Presidenti Erdoğan gjatë hyrjes dhe daljes nga Mauzoleumi ka përshëndetur qytetarët e pranishëm në ceremoni.
