Fillimi LajmeTurqia është vendi i vetëm në botë që jep shërbim me ambulancë ajrore pa pagesë

Turqia është vendi i vetëm në botë që jep shërbim me ambulancë ajrore pa pagesë

nga Shekulli Agency

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se Turqia është vendi i vetëm në botë që jep shërbim ambulance ajrore pa marrë pagesë nga pacientët.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë njoftohet se ministri Fahrettin Koca shkoi në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil në Esenboga të kryeqytetit Ankara për të parë gjendjen aktuale të ambulancave ajrore, inspektimin e pajisjeve mjekësore dhe vlerësimin e kapacitetit.

Koca inspektoi aeroplanët ambulancë që kanë kapacitetin e transportimit të 3-4 pacientëve në ditë dhe helikopterëve ambulancë që mund të transportojnë 6-7 pacientë dhe mori informacione nga autoritetet përkatëse për vëllimin e helikopterëve me 1, dy dhe 4 barela, kapacitetin e tyre të fluturimit, veçoritë teknike dhe mundësitë mjekësore.

TRT-shqip

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies